OSBE, Wilton: T'u gjejmë punë grave të burgosura

OSBE, Wilton: T'u gjejmë punë grave të burgosura

11:09, 15/12/2016
A+ Aa A-

Zv.Kryetari I Prezencës së OSBE-së në Tiranës, Robert Wilton, ka folur sot për gratë e burgosura, duke kërkuar që ato të mbështen me punësim brenda dhe jashtë burgut, për t’u riintegruar në shoqëri.

“Kushdo gëzon të drejta, edhe personat në konflikt me ligjin. Është përgjegjësia e shtetit të mbrojë këto të drejta. Heqja e lirisë duhet të jetë alternativa e fundit, tha ai sot në konferencën për gratë e privuara nga liria. - Ajo duhet përdorur vetëm në rastet kur vepra penale është aq e rëndë sa çdo masë tjetër do të ishte qartësisht e papërshtatshme...Ne kemi mbështetur përdorimin e dënimeve alternative, sidomos për të miturit dhe gratë. Kur gratë privohen nga liria, ato humbasin statusin shoqëror, marrëdhëniet e tyre familjare cenohen dhe nuk mund të përmbushin përgjegjësitë e tyre prindërore...

Ne duhet të trajtojmë problemet themelore shoqërore dhe ekonomike që i çojnë gratë drejt kryerjes së krimeve. Këto gra janë shpesh dhe viktima dhe autore veprash penale njëkohësisht. Ne duhet t’i ndihmojmë gratë që ndodhen në situata abuzimi të kërkojnë mbrojtje si dhe t’i fuqizojmë nga pikëpamja shoqërore dhe ekonomike. Dhe, në rastin e grave të privuara nga liria, duhet të përqendrohemi te rehabilitimi dhe riintegrimi i tyre, sepse ato kanë ende shumë për t’i dhënë shoqërisë.

Aftësia e një ish-të dënuari për të gjetur punësim pas lirimit prek individin dhe qëndrueshmërinë shoqërore të komunitetit. Nëse një ish-i dënuar nuk arrin të gjejë punësim që shpërblehet, - theksoi Wilton, - ai apo ajo ka më shumë prirje t’u kthehet veprimeve kriminale në mënyrë që të mbijetojë. Pra, aftësia për të gjetur punësim është element kyç për rehabilitimin dhe riintegrimin, qëndrueshmërinë financiare, vetëbesimin dhe, në fund, për heqjen dorë nga krimi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco