FOTO/ Si në Siberi, stuhia e frikshme godet veriun e vendit

FOTO/ Si në Siberi, stuhia e frikshme godet veriun e vendit

11:58, 22/03/2018
A+ Aa A-

Këto foto nuk janë bërë në Siberi. Por në veri të Shqipërisë, ndërsa të gjithë presim të vijë pranvera.

Reshjet e dëborës po bien edhe në zonat e banuara, por problemi më i madh është era e fortë në rrugë. Situata paraqitet e ngjashme në Rrugën e Kombit, në aksin nga Kukësi në Dibër dhe nga Kukësi në Tropojë.

Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë, por me vështirësi për shkak të erës së fortë dhe ngricave.

Edhe aksi Qafë e Buallit-Krastë kalohet pa zinxhirë, por ka prani të ngricave. Ndërkohë, aksi Ura e Çerenecit-Steblevë mund të kalohet pa zinxhirë. Trashësia e dëborës ka arritur në orët e para të ditës deri në 20 centimetra.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco