Në Vlorë, ‘përplasen’ Soros me Pompeo për LGBTQ

Në Vlorë, ‘përplasen’ Soros me Pompeo për LGBTQ

20:10, 21/03/2018
A+ Aa A-

“Soros” në Vlorë, debat me të rinjtë për LGBT Q

Soros organizon me mbështetjen e U.S. Embassy-Tirana në 2018 në selinë e organizatës American Corner Vlora një debat për adoleshentët për çështjet e martesave gay, abortit, eutanazisë, legalizimin e drogave, etj. Sigurisht që kjo zyrë, duke ditur shijet e Ramës është hapur dhe sponsorizohet në Vlorë, pikërisht ku Rama është zgjedhur deputet dhe ku kërkon të transmetojë me prioritet shijet dhe preferencat e tij.

Sekretari i Shtetit Pompeo, një nga politikanët më të ashpër kundër LGBTQ Pas emërimit nga Presidenti Trump, të ish-drejtorit të CIA, Mike Pompeo, në postin e Sekretarit të Shtetit në vend të Rex Tillerson, shoqatat LGBTQ kanë filluar të sulmojnë veprimin e Trump. Arsyeja është vetëm një: Mike Pompeo njihet si nga kundërshtarët me të ashpër të LGBTQ. Në një shkrim (https://sundiatapost.com/2018/03/15/why- transgender-americans- are-so-worried-about- mike-pompeo- serving-as- trumps-secretary- of-state/) shkruhet se “Mike Pompeo, një nga politikanët më të ashpër anti-LGBTQ në Amerikë, është caktuar nga Presidenti Donald Trump për të zëvendësuar Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson. Ai do të sjellë në DASH konservatorizmin ekstrem të krishterë.

…Ai do të jetë në gjendje të influencojë politikën e jashtme të SHBA në mënyrë të tillë që të ndikoje negativisht në përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar kundër dhunimit të të drejtave të LGBTQ. Ai gjithashtu do të ketë të gjithë pushtetin për të përmbysur të gjithë politikat e deritanishme për personat transxhender.”

Pyetje për ambasadorin Lu!

A e di ambasadori Lu që Sekretari i tij i Shtetit është një nga “politikanët më të ashpër kundër LGBT”?

A e di ambasadori Lu se debati në Vlorë zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të sponsorizuara nga Soros?

Ambasadori Lu mbështet qeverinë Trump apo veprimtaritë e Fondacionit Soros?

Dhe një koment për ambasadën amerikane në Tiranë

Besojmë që ambasada amerikane në Tiranë do të bëjë së paku me dije përmes një informacioni të detajuar DASH se në Vlorë ekziston një zyrë që merret me “edukimin” e të rinjve për cështjet e LGBT. Dhe se kjo zyrë sponsorizohet nga fondacioni Soros dhe këto ditë do të zhvillojë një debat me të rinjtë shqiptarë për çështjet e martesave gay, abortin, eutanazinë, legalizimin e drogave, etj, të gjitha ide/projekte të Sorosit.

Syri.net/ 21 mars 2018

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sirius21/03/2018 22:25

Nuk ju interesojne te drejtat e njerezve qe neperkemben perdite nga qeveria e shallvareve. Rendesi kane te drejtat e by.....irave. Po c'fare duhet te bejne njerezit sipas tyre? Byt...irave nuk po ju bie njeri ne qafe. Le te bejne ate qe kane zgjedhur kujt i plasi. Perse duhet institucionaizuar kjo gje. Pak halle ka ai vend, te drejtat e tyre kane mbetur pa u zgjidhur? Kur dikujt nuk i pelqen nje deledash, nuk i pelqen. C'pune ka nje qeveri qe te merret me preferencat e njerezve.

Shto koment

Denonco