VIDEO/ Nënkalimi është kthyer në një banjë publike, banorët kalojnë përmes llumit

VIDEO/ Nënkalimi është kthyer në një banjë publike, banorët kalojnë përmes llumit

16:27, 21/03/2018
A+ Aa A-

Banorët e zonës pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë i kërkojnë Bashkisë t’ju pastrojë nënkalimin që i lidh me Parkun e Liqenit artificial. Ata thonë se ka humbur funksionin për të cilin është ndërtuar dhe është kthyer në banjo publike.

Tabela lajmëron një nënkalim për këmbësorët, por këtu nuk kalohet.

Banorët e përshkruajnë të tillë. Lidh zonën pranë ish -Kopshtit Zoologjik me atë të Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë, por e ka humbur funksionin për të cilin është ndërtuar.

Kalimtarët tregojnë se i qëndrojnë larg. Ditën i druhen pamjeve të pahijshme, natën i frikësohen errësirës.

Banorët tregojnë se nuk është pastruar kurrë, ndonëse reshjet e fundit e kanë rënduar më tej situatën. Apeli i tyre shkon për Bashkinë, të cilës i kërkojnë të kthejë vëmendjen dhe nga kjo zonë shumë e frekuentuar e Tiranës. /ABC News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco