Rikthehet bora dhe shiu në vend/ Po në Tiranë çfarë do ndodhë?

Rikthehet bora dhe shiu në vend/ Po në Tiranë çfarë do ndodhë?

20:22, 18/02/2018
A+ Aa A-

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) pritet që gjatë natës së sotme reshjet të përfshijnë të gjithë vendin, ndërsa duke nisur nga dita e nesërme intensiteti i reshjeve do të rritet.

Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit.

Parashikimi

Nesër (e hënë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 12

në vendet e ulëta: 7 / 11

në vendet malore: 3 / 8 °C.

ERA

Sot (e diel, dt.18) dhe nesër (e hënë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco