Alarmi i zyrtarit të PD për largimin e mjekëve, pas disa vitesh do vizitohemi nga veterinerët

Alarmi i zyrtarit të PD për largimin e mjekëve, pas disa vitesh do vizitohemi nga veterinerët

10:27, 16/01/2018
A+ Aa A-

Gazmend Koduzi,  zv.drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në PD, i ftuar në Ditë e Re tha se nga Shqipëria 4 vitet e fundit janë larguar rreth 400 mjekë dhe 600 inferimierë. 

Koduzi nënvizoni se pas disa vitesh njerëzit do vizitohen nga veterinerët pasi nuk do të ketë më mjekë. “E dini ju se sesa mjekë kanë ikur nga Shqipëria këto 4 vitet e fundit dhe pse kanë ikur në Gjermani? Kanë ikur 400 mjekë dhe 600 infermirë. Mbas 5 vitesh, e shumta mbas 10 vitesh në Shqipëri njerëzit do vizitohen nga veterinerët sepse nuk do të ketë mjekë më.”

Ai u shpreh ne Ora Neës, se në Shqipëri ka 1 mjek për 1000 banorë dhe spitalet në qarqe punojnë me 15 % të stafit. “Sot në Shqipëri në momentin që flasim ka 1 mjek për 1000 banorë, katërfish më pak se mesatarja e evropiane. Greqia e ka 6 për 1000 banorë, kurse ne e kemi 1. Kemi mungesë mjekësh, nuk ka kush të vizitojë njerëzit. Shko nëpër spitalet jashtë Tiranës do shikosh që punojnë me çerekun e stafit që duhet të kenë, të specialistëve.”

Kodozi tha se largimi i mjekëve dhe studentëve që mbarojnë mjekësinë është dëm i madh për Shqipërinë.  “Që të bëhet një mjek specialist duhen 10 vite, Nuk bëhet brenda një dite, as 2 ditësh. Ka 6 vite shkollën dhe 4 vite specializim. Pra 10 vite që individiët kanë investuar dhe shteti ka investuar për to,  ikin lekët përveç njohurisë, përveç personave që ofrojnë shërbim ikin jashtë shtetit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi16/01/2018 16:26

Le te ikin mjeket vetem partine ta kemi te forte dhe udheheqesin tone te ndritur shokun Edvin.Po patem partine dhe udheheqesin nuk kan cna duhen mjeket .Na ruan partia.Ky eshte njeriu i ri qe krijoi partia.Kur isha i ri ne vitet 80 e degjoja shpesh kete shprehje se Partia krijoi njeriun e ri .Qeshja dhe se besoja .Me dukej si shprehje pa vend.Mirpo qenkam gabuar.Partia e paska krijuar njeriun e ri pa din e pa iman,tru-shpelare,pa bese e pa fe,shpirtlig,servil dhe i paskrupull.Keshtu eshte shumica e shqiptarve sot te cilet po edukojne keq edhe brezin e ri duke mbajtur ende gjalle idelogjine komuniste marksiste leniniste dhe te zbukuruar pak me demokraci rilindase.Mjere ky popull per kete menje qe ka! Do te vuaj shume!

Shto koment

Denonco