Lirohet anije shqiptare e bllokuar në Libi. Flet pronari

Lirohet anije shqiptare e bllokuar në Libi. Flet pronari

21:09, 21/10/2017
A+ Aa A-

Është liruar pas 35 ditësh anija shqiptare ‘Envi 1’ e cila ishte e bllokuar në Libi. Pronari i anijes Eduart Skora ka thënë se anija bashkë me ekuipazhin është liruar dhe është nisur drejt Durrësit.

Gjithashtu Skora ka thënë se është gjobitur me 34 mijë euro.

'Envi 1” u dërgua në portin libian të Zaëya-s nën shoqërimin e një eskorte të armatosur. Ekuipazhi i anijes akuzohej se kishte transportuar ngarkesa të paligjshme nga Libia në Maltë dhe anasjelltas.

Anija u bllokua në 16 shtator, sepse në të u gjetën klandestinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco