SKANDALI/ Gazetari investigativ: Drejtues të lartë të policisë marrin rroga nga kriminelët, Xhafa duhet ...

SKANDALI/ Gazetari investigativ: Drejtues të lartë të policisë marrin rroga nga kriminelët, Xhafa duhet ...

19:26, 23/09/2017
A+ Aa A-

Duke folur për operacionet policore të ditët e fundit që synojnë të godasin grupet kriminale në vend, gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24. Ai tha se situata është aq e rëndë sa shefa komisariatesh apo drejtorë policie marrin rroga mujore nga krerët e këtyre grupeve.

“Grupet kriminale janë fuqizuar aq shumë sa paguajnë rroga mujore për shefa komisariatesh ose për drejtorë policie. Në këto moment vetëm një njoftim ju japin, nesër ka operacion dhe ata nuk dalin. Ka shkuar policia ka bërë një super operacion, po kë kanë kapur? Duket si gjëja më normale por një shef komisariati sapo merr detyrën menjëherë bëhet tentativa për tu futur tek borderoja e grupit kriminal që ka krijuar biznese të ligjshme”,- tha gazetari.

E në këto kushte, ai tha se do ishte shumë mirë që të nise sa më parë vettingu në polici. Duke këshilluar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Hoxha tha se vettingu në radhët e policisë duhet të nisë nga lart.

“Nuk e ka të lehtë betejën Fatmir Xhafaj, ka përballë grupe që e kanë sfiduar shtetin, janë të paprekshëm, janë ata që i japin rroga drejtuesve të policisë. Ai e ka premtuar, do t’i duhet vullnet i jashtëzakonshëm politik. Nëse do besojë tek kjo kupolë drejtuese që ka është punë për të, por nëse do vërtet të bëjë atë që ka thënë të godasë bosët e krimit, do të duhet të drejtojë një ekip që të mos ketë mbi vete përgjegjësitë e situatave që kanë ndodhur në dy dekadat e fundit në territorin e Shqipërisë. Me këtë nivel drejtuesish të korruptuar dhe nën presionin e bandave s’mundet . Nuk po them se do godasë të gjitha grupet, por dy, tre duhen goditur. S’ka asnjë bos droge sot në burg. Në momentin që në Tiranë është arrestuar Shullazi çdo gjë ka pushuar dhe policia merret vetëm me krime ordinere. Më falni por në Tiranë nuk është vetëm Shullazi dhe grupi i tij”,- shtoi ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp24/09/2017 19:56

Ose do jesh E.Kosen ose do jesh drejtor qe ngrihesh ne detyre dhe shkon drejtor ne Durres.Nji drejtor ne Elbasan -Fier-Vlore-Durres-Sarande apo kudo tjeter ose eshte sherbetor i shtetit, ose eshte sherbetor i mafies dhe pjese e saj.Kush ka zgjedhur te jete pjese e mafjes sigurisht qe nuk meret me cikerima( rroge) Ka rrezik marrin pjesen e luanit, pasi jane te detyruar te mendojne edhe per pjesen e kupoles. Ndaj vetingu duhet te filloj nga lart.Gjithcka ka shpjegim, nese gjithcka eshte pjese e nje mentaliteti qeverises, dhe te atyre partnereve nderkombetar qe e mbeshtet kete qeverisje.

Daj Jaku24/09/2017 00:33

Obobo sa janë shtuar lëpirësat, na mbytën gjithandej. Askush nuk thotë që duhet ta fillojë nga byrazeri dhe nga Saje Qorri. Por në fillim është kush e vuri Saje Qorrin në atë pozicion dhe me atë misjon. Sepse kjo qeveri mori mandatin prej parave të drogës, pra dhe Xhafa është aty si konseguencë. A beson kush vërtet në këtë show të fillimit?

hahahahaha23/09/2017 23:31

Nje komentues ...ka bere 9 komente me emra te ndryshem ..... Xhafa do e pastroje policine.....hahahahaha

Tomy23/09/2017 22:07

Nuk meret vesh po diskutohet sikur kjo qeveri eshte ne mandatin e saj te pare...kush i solli keta hajdute ne polici ky dikastet drejtohej nga rilindasit dhe nuk mund te justifikohen se ish hetuesi i kohes se dulles dhe vellai i trafikantit do bej vetingun,ai eshte i pari qe nuk duhet te jete aty se te punosh ne polici te pakten rrethin e afert familjar duhet ta kesh te paster.

edi23/09/2017 21:23

Sa te keni te parin e tiranes, mos e rruani fare, pa merak shiko balilin u harrua.

Ilir Muhametaj23/09/2017 20:26

Kjo eshte absurde sjeton dot pa keto gjera ti !

Vera Luma23/09/2017 20:25

Do behet vetingu ne polici, nuk ishte kote vendimi i pare qe mori e di shume mire cfare duhet te beje ne ate pozicion.

Rigers Culli23/09/2017 20:18

Vettingu ne polici normalisht qe eshte gjeja me e mire qe po ndodh gjithashtu do dhe kohen e duhur qe cdo gje te ralizohet.Me njerez te vullnetshem qe kane treguar qe do e cojne reformen? der ne fund ,kam bindjen qe do realizohet.Duhet mbeshtetje per kete pune dhe jo sulme te kota.

Besard Voda23/09/2017 20:18

Zoti Xhafa di dha faktet pak koh me pare. Per dy muaj beri at qe se ka bere askush me pare. Besoj dhe shpresoj qe dhe policine ta permisoj

Anisa23/09/2017 20:09

Gjerat e mira nuk behen sa hape e mbyll syte,Xhafa eshte njeri i pergatitur i cili duhet te luftoj kunder te gjithe atyre qe e cuan sistemin e drejtesis drejt shkaterrimit,prandaj duhet ti japin mbeshtetje te gjithe te paret ne qytetaret,pastaj klasa politike

Serian Mataj23/09/2017 20:07

Nuk besoj se vet ministri nuk e di qe ka perpara nje rruge te veshtire per te patur nje rezultat me luften ndaj droges e atyre qe e kontrollojne, por besoj se do kete zgjidhje edhe me vetingun qe do behet ne polici.

Ersi kruja23/09/2017 20:07

Nga ckam ven re der tn ka nje vullnet te mir per te ber pun te mira, te shikojm.ne vazhdim.

Albano Hazizi23/09/2017 20:05

Merrnim rroga e dhurata deri tani. Kemi degjuar , por a do te marrin me kur keta police te korruptuar ti ushteohwn vettingut dhe mos te jene me ne detyre! Vetingu ne polici ishte nje reforme e domosdoshme , dhe shpresoj se cdo gje do te veje per se mbari!

Anisa Gjermeni23/09/2017 19:55

Xhafa eshte njeri profesionist dhe di ti rregulloje keto pune.Por gjerat e mira nuk behen sa hap e mbyll syte.Do respektohen disa procedura.

Shto koment

Denonco