Ish kryeministri prezanton ‘buletinin javor të sukseseve luftarake të Narko-shtetit’

Ish kryeministri prezanton ‘buletinin javor të sukseseve luftarake të Narko-shtetit’

16:06, 23/09/2017
A+ Aa A-

Ish kryeministri Sali Berisha, me një status ironik në faqen e tij në Facebook, paraqet atë që ai e quan “Buletini javor i sukseseve luftarake te Narko-shtetit”.

“Në Narko-Shtetin e Norieges institucionet duhen pushtuar me tritol dhe kallashnikov”, shprehet Berisha, teksa vijon:

Te dashur miq, sukseset e fundit te kumbareve te droges ne shtetin e Norieges kete jave ishin:

- Sulmi me bresheri kallashi nga narkobandat Rama-Don Lala, te zevendesdrejtorit te policise se Elbasanit, rruges kryesore te trafikut te heroines nga Afganistani drejt Europes me mesazhin: Guxo polic, guxo!!

- Sulmi me bresheri kallashi nga narkobandat e Norieges dhe partise se tij kunder shefit te krimeve te Lezhes, rruges kryesore te trafiqeve te veriut drejt Italise me mesazhin: Guxo polic, guxo!!

- Sulmi me eksplozion tritoli para gjykates se Tiranes me mesazhin: Guxo gjykates, guxo!!

Ky ishte buletini javor i sukseseve luftarake te narkobandave te Norieges!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco