Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Investimet kineze, Zv/kryeministrja Mesi pret delegacionin e 'SINO-CEE Fund'

Investimet kineze, Zv/kryeministrja Mesi pret delegacionin e 'SINO-CEE Fund'

13:20, 20/09/2017
A+ Aa A-

Zv. Kryeministrja Senida Mesi ka pritur sot një delegacion të Sino CEE Fund, plartformës së re ekonomike të krijuar në Kinë për bashkëpunim me vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore, themeluar në nëntor 2016.

Mesi njoftoi se "sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me delegacionin përfaqësues të SINO-CEE Fund, kryesuar nga Jiang Jianqing, kryetar i këtij fondi, i cili ka për qëllim të promovojë investime afatgjata dhe të qëndrueshme.

Gjatë takimit u diskutua mbi klimën shumë të mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjithashtu, u theksua nevoja e rritjes së ndërveprimit në fusha prioritare si infrastruktura, energjia, bujqësia dhe turizmi. Shpreha gatishmërinë e qeverisë shqiptare për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë."

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco