Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Konferenca e NATO-s, flet Rama: Integrimi i të gjitha vendeve, krijon stabilitet në Ballkan e Europë

Konferenca e NATO-s, flet Rama: Integrimi i të gjitha vendeve, krijon stabilitet në Ballkan e Europë

09:00, 16/09/2017
A+ Aa A-

Delegacione të ushtrive të vendeve të NATO-s janë mbledhur në Tirane për një takim dy ditor ku do të diskutohet mbi stabilitetin dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Komiteti kryesohet nga komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, gjeneralin Kurtis  Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel.

Ky takim është përshëndetur dhe nga kryeministri Edi Rama i cili e ka vënë theksin te angazhimi dhe përkushtimi i plotë i Shqipërisë në mbështetje të aleancës. Kreu i qeverisë shtoi se është me rëndësi zgjerimi i NATO-s drejt vendeve të rajonit për të garantuar paqen dhe stabilitetin.

“Ne besojmë fort se vetëm integrimi i plotë i vendeve të mbetura jashtë është rruga për stabilizimin e Ballkanit dhe vetë Europës. Ne e dimë se as mundemi as na kërkohet punë e madhe, por ka një spektër kapacitetesh që ne japim kontribut të rëndësishëm për aleancën”- tha Rama.

“Pas zgjedhjeve të fundit, Serbia ka dhënë sinjale në favor të një qasjeje të tërë politike në favor me NATO dhe BE. Maqedonia po bën përpjekje për axhendën integruese dhe për të nisur një marrëdhënie të re, duke i hapur shanset e vendit për pikëpamje evropiane”- tha Rama, ndërsa iu referua përpjekjeve për të destabilizuar Malin e Zi dy vite më parë.

“Në këtë valë frymëzimi u prekën edhe vendet e tjera në rajon, por së fundi jemi dëshmitar se këto përpjekje morën përgjigje të qartë, falë perspektivës dhe mbështetjes së partnereve euroatlantikë”.

Komiteti Ushtarak i NATO-s do të përcjellë nga Tirana rekomandime mbi misionet mbështetëse në Afganistan dhe KFOR-in në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Yp xhixhi16/09/2017 10:18

Po,po NATO eshte nate......

Shto koment

Denonco