VIDEO/ A është penduar që ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PD? Ja si përgjigjet Sali Berisha

VIDEO/ A është penduar që ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PD? Ja si përgjigjet Sali Berisha

20:34, 13/09/2017

Çim Peka: Z. Berisha, gjatë këtyre muajve a jeni penduar që keni dhënë dorëheqjen në 2013 dhe ka shumë zëra dhe akuza brenda PD-së që keni mbështetur Bashën në 2013?

Sali Berisha: Dy momente. Nuk jam penduar qoftë edhe për një të qindin e milisekondës, nuk pendohem. Gjatë jetës më ka takuar të marr vendime të rëndësishme, por unë kurrë nuk kam marrë vendime pa i marrë mirë dhe qartë. Kurrë nuk jam penduar për vendimet e mia. Për asnjë nga vendimet e mia të mëdha nuk jam penduar. E dyta për garën. Është e rëndomtë kjo që njerëzit besojnë gënjeshtrat e veta. Cila është e vërteta. Në mënyrë absolute, as Lulzim Basha dhe as i ndjeri Sokol Olldashi nuk janë thirrur nga Sali Berisha për të kandiduar. Jo. Që të dy kanë ardhur vetë tek Sali Berisha. U kam thënë të njëjtën fjali që të dyve: Ky është vendim i juaji, unë nuk kam asgjë kundër. Ua kam bërë të qartë që asnjëri prej tyre të mos thotë se jam kandidat i Sali Berishës. Ishin kandiduar siç duhet. Djem të zotë që të dy. Fushata ishte e para e kësaj natyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment