Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ikin nga Shqipëria edhe Shpëtim Saraçi e Mira Konçi, shtëpia e tyre e re në SHBA

Ikin nga Shqipëria edhe Shpëtim Saraçi e Mira Konçi, shtëpia e tyre e re në SHBA

14:16, 06/08/2017
A+ Aa A-

Kompozitori i mirënjohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mira Konçi, kanë lënë Shqipërinë dhe janë vendosur në Staten Island, SHBA. Ata i shtohen kështu, qindra artistëve të mirënjohur shqiptarë që kërkojnë një jetë të re edhe profesionale larg vendit tonë. Por, jo më larg se dy ditë më parë, një lamtumirë "të fortë" i la vendit, tenori me famë ndërkombëtare, Agim Hushi. 

Lajmin për largimin e çiftit e ka bërë publik në rrjetet sociale në korrik të këtij viti, gazetarja Kozeta Zyla e TV Alba Life në Nju Jork, e cila shkruan në rrjetet sociale:

"TV “Alba Life” ne New York me dy artiste te shquar shqiptare

"Një takim shumë i këndshëm me dy artistë të mirënjohur shqiptarë, me dy artistë të mrekullueshëm Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi. Biseda me ta ishte e natyrshme, e çiltër ashtu siç është bota e artistit të vërtetë. Si një çift me përvojë në jetën amerikane, ndamë historitë tona dhe inkurajimet për njeri-tjetrin.

Të parin urim që iu dhamë ishte, ashtu siç na kanë uruar miqtë tanë kur shkelëm për herë të parë në tokën e bekuar si "ju marrtë Amerika me të mirë!

Eshtë një bekim si prej Zotit! Banorët e rinj të ishullit tonë në Staten Island do ta kenë të lehtë, sepse ky vend njerëzit dhe artistë të tillë i merr vetëm me të mirë. Së shpejti do të jenë në studion e TV “Alba Life” në Staten Island, New York," përfundon Zylo.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jorgo07/08/2017 15:04

respekte me Shpetim Saracin e madh dhe bashkeshorten, uroj qe edhe nga USA te marrin pjese ne aktivitetet muzikore te Sqiperise.

@lbi06/08/2017 19:10

Respekt dhe suksese kudo!

Atdhetari 06/08/2017 15:35

Duhet ndonje psicolog per te vizituar Edi Ramen ket te semur psicik...

Shto koment

Denonco