Kush është drejtoresha e re e Hipotekave, bashkëshortja e një tjetër drejtori socialist

Kush është drejtoresha e re e Hipotekave, bashkëshortja e një tjetër drejtori socialist

16:17, 20/07/2017
A+ Aa A-

Blerina Doracaj, u emërua sot Drejtoresha e Përgjithshme e Hipotekave.

Ky institucion ndër më të rëndësishmit në administratën shtetërore, ka qenë i LSI deri në muajin qershor dhe është drejtuar nga Ilirjan Muho, ndërsa kohët e fundit (mes qershori-mes korriku) nga tekniku i PD-së, Arjan Bylykbashi.

Por kush është drejtoresha e re e Hipotekave?

Blerina Doracaj (Shtylla) është e diplomuar për Drejtësi, një socialiste “24 karat”. Kryetare e forumit të gruas për Tiranën, kandidate për deputete e PS në Tiranë, anëtarë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltare pranë Ministrisë së Inovacionit.

Blerina Doracaj gjithashtu është bashkëshortja e një njeriu publik, Bledar Doracaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.

Bledar Doracaj është emëruar në këtë detyrë 4 vite më parë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Bledari është gjithashtu jurist me profesion dhe i angazhuar politikisht pranë PS. Aktualisht, anëtar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Blerina, ndoqi rrugën e bashkëshortit. Ishte e 26 në listën e deputetëve për Tiranën në zgjedhjet e 25 qershorit. Ajo nuk arriti të futet në parlament, por mori një post mjaft të rëndësishëm falë angazhimit politik. Gjithashtu bashkëshorti i saj, Bledari, 4 vite më parë ishte kandidati i PS, i 30 në listën e qarkut të Tiranës, nuk arriti të bëhej deputet, por u emërua drejtor i Gjendjes Civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Turkofagos21/07/2017 01:20

Po ndonje evlat nnuk kane keta qe ta vejne vali? Jane Doracaj (domethene me nje dore) dhe marrin du drejtori. Vajmedet, po te jene me dy duar sa drejtori mund tu japin!!! Yxhym per pushtet more dovlet!

Beni20/07/2017 17:45

Nje zonje e nderuar. Respkte. Urime per detyren. Jam i bindur qe do e coni institucionin perpara.

Vetting Rama20/07/2017 17:31

Neve garen e fituam "K... karbunare!".

t20/07/2017 16:33

te dhjefsha shtetin qe po ben !

Shto koment

Denonco