Lindita Nikolla nga studimet në Francë, e transferon vajzën direkt në Bankën e Shqipërisë

Lindita Nikolla nga studimet në Francë, e transferon vajzën direkt në Bankën e Shqipërisë

11:32, 20/07/2017
A+ Aa A-

Një traditë e nisur nga Fullani dhe e vazhduar edhe nga Sejko është ajo e punësimit në Bankën e Shqipërisë të pothuajse të gjithë familjarëve të njerëzve me pushtet në këtë vend.

Së fundmi mësojmë se dhe vajza e vetme e Lindita Nikollës është e punësuar në Bankën e shtetit pasi përfundoi studimet jashtë vendit, raporton “Opinion”.
Sot, Livia Nikolla ka nisur punë si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë. Të dhënat janë publikuar nga raportet e pasurisë së ish-ministres Nikolla, ku Livia tashmë ka edhe pagën e saj prej 886.056 lekë.

Deklarata e pasurisë publikuar nga Open Data

Lindita Nikolla – Ministre e Arsimit
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
Të ardhura neto nga paga si Ministër i Arsimit dhe Sportit, 1 559 561 lekë.
Të ardhura nga Bonuse / Të ardhura neto nga honorare, 90 000 lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Bashkëshorti, Z. Ligor Nikolla të ardhura nga paga neto si Dekan, 1 224 744 lekë.
2) Bashkëshorti, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës, 4 428 euro.
3) Bashkëshorti, honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, 436 105 lekë.
4) Vajza, Znj. Livia Nikolla të ardhura nga paga neto si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, 886 056 lekë.
5) Vajza, të ardhura nga shpërblime, 147 676 lekë.

Punësimet nepotike në BSH

Pranë BSH-së punon dhe vajza e Jozefina Topalli, në departamentin e kërkimeve e cila është punësuar në kohën kur Guvernator ishte Fullani dhe vetë Topalli kryetare Kuvendi.

Edhe vajza e ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, punon në departamentin e stabilitetit financiar në BSH. Po në BSH ka punuar motra e Manjanit, kunata e Berishës dhe plot funksionarë dhe ish-funksionarë të lartë kanë sistemuar njerëzit e tyre në Bankën e Shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kuqo20/07/2017 17:02

T'emen e s'emes, jane bere keta partiaket shqiptare si dikur blloku i Enverit. Punesohen, martohen e pallohen veç "brenda familjes". Kjo ministrja e arsimit Nikolla medemek i ka bere universitetet qe te na e kete zili Europa, kurse vajzen e vet e shkollon ne France. Po shihni se mos ka kjo e bija edhe ndonje OJQ te lidhur me Olsi Ramen a me Linda Ramen, per te ndare miliona pas orarit zyrtar. Fuck them all! Ama kij inatin jepi hakun, e bukur qenka, jo shtrembesire si e ema.

Kuqo20/07/2017 16:54

Kjo ministrja e arsimit medemek i ka bere universitetet qe te na e kete zili Europa, kurse vajzen e vet e shkollon ne France. Po shihni se mos ka kjo e bija edhe ndonje OJQ te lidhur me Olsi Ramen a me Linda Ramen, per te ndare miliona pas orarit zyrtar.. Ama kij inatin jepi hakun, e bukur qenka, jo shtrembesire si e ema.

Daj Jaku20/07/2017 13:55

Keni harruar gruan e Bujar Nishanit dhe vajzën e Bamir/keq Topit. Përderisa guvernator ishte një bole kandari, aty mund të punojmë të gjithë, i madh e i vogël, i shkolluar ose jo, i mënçur ose idjot, i ndershëm ose hajdut, demokrat, socialist ose çam. E rëndësishme që ti punojë mamit ose babit. Si nuk keni fytyrë o të pacipë??? Ku janë konkurset e ndershme? Ku është fëmija e atij fermerit o shoku kryekministër përpara fëmijës së ministres? Ndoshta ka mbetur akoma në fushatë, ose duke pritur fushatën tjetër të rradhës për tu ngopur me gënjeshtrat tuaja stratosferike.

githbo20/07/2017 13:46

lereni rehat se qenka e shume mire.. hajd se me moralisti nder ne qe shkruajme do benim 100 here me zi se kaq po te kishim mundesi

Shto koment

Denonco