Rama sqaron zërat për qeverinë e re: Ja kur do të dalin emrat e kabinetit të ri

Rama sqaron zërat për qeverinë e re: Ja kur do të dalin emrat e kabinetit të ri

11:57, 03/07/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama  në takimin e parë me 74 deputetët e rinj, ka folur edhe për krijimin e qeverisë së re. Ai ka thënë se qeveria e re pritet të jetë gati në muajin Shtator si edhe u ka dhënë mesazhe të qarta deputetëve të tij për punën që duhet të bëjnë mandat të ri që u kanë besuar shqiptarët.

 Deri në krijimin e ekipit të ri qeverisës, Rama tha se do të bëhet në punë e madhe në bazë, mes njerëzve për të gjitha shqetësimet dhe ankesat e tyre.

“Marrëveshja me PD-në do të mbetet një busull orientuese”,  tha Rama, duke kujtuar se ndërkohë që dy konkurrentët e tyre kanë punë për të zgjidhur me zgjedhjet për drejtimin e partisë ata vijojnë me punën e madhe që i pret.

Ai ka theksuar edhe njëherë, se edhe pse kanë shumicën nuk do të qeverisin të vetëm.

“Nuk do të qeverisim të vetëm, por në një koalicion të madh me njerëzit. Kërkuam mandat kuqezi e do të qeverisin kuqezi, jo si përça e sundo në çdo zonë, e shpërndarës favoresh me shkopin e partisë”, tha Rama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari03/07/2017 13:53

Nderkohe qe vete po e mban me shkumbe,zahmet e ke ,merr nje brisk dhe tja rruash te gjithe demokrateve,qe pret te bejne aleance me ty ! Nuk eshte pune e madhe se ke bere boll stervitje me LSI.

t03/07/2017 13:47

??????????????????

Shto koment

Denonco