'Proces i bazuar më shumë në marrëveshje politike sesa në ligj'

'Proces i bazuar më shumë në marrëveshje politike sesa në ligj'

15:12, 26/06/2017
A+ Aa A-

Deputeti sloven Roberto Battelli që kryeson vëzhguesit e asamblesë parlamentare të OSBE-së në Shqipëri dhe 4 anëtarë të tjerë, dhanë sot para medias, vlerësimet e tyre paraprake lidhur me zgjedhjet e 25 qershorit. 

Batelli tha se "subjektet elektorale ishin në gjendje që të bënin lirisht fushatë dhe i respektuan liritë themelore të tubimit dhe të shprehjes. Por zbatimi i marrëveshjes politike njëkohësisht krijoi sfida për administrimin zgjedhor."

DEKLARATA E BATELLI-T:

"Dita e djeshme, gjatë ditës dhe natës, kemi kaluar një ditë të ngarkuar vëzhgimi edhe pse pati disa raporte nga mediat dhe thashetheme të cilat donin të krijonin një përshtypje të gabuar.

Unë jam i kënaqur që dita e zgjedhjeve ishte më pak e nxehtë se sa koha. Do të doja të theksoja që ndërkohë që numërimi dhe pjesë të tjera të procesit elektoral vazhdojnë, miqtë tanë të ODHIR vazhdojnë të vëzhgojnë. Falenderoj vendin, autoritet e tij dhe administratën zgjedhore, të cilat e kanë bërë punën e tyre në rrethana shumë të vështira për një regjistrim sa më përfshirës si edhe për bashkëpunimin sa më të mirë me të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë.

E kam vizituar këtë vend shumë shpesh si përfaqësues i veçantë i rajonit të OSBE-së dhe njëkohësisht kam udhëhequr misione vëzhguesish më përpara dhe mund ta krahasoj këtë situatë, situatën e djeshme me të kaluarën por përpara se të bëj një deklaratë personale në lidhje me këtë dëshiroj që t’iu lexoj deklaratën që të gjithë anëtarët e misionit të ndërkombëtar të vëzhgimit kanë rënë dakort për tu bërë këtu

25 qershor 2017, zgjedhjet paralamentare u zhvilluan pas një marrëveshje poltike midis udhëheqësive të partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, e cila siguroi pjesëmarrjen e opozitës. Garuesit elektoral ishin në gjendje që të bënin lirisht dhe i respektuan liritë themelore të tubimit dhe të shprehjes. Zbatimi i marrëveshjes politike njëkohësisht krijoi sfida për administrimin zgjedhor

Mungesa e konsultimeve publike sfidoi në mënyrë të dukshme elementë kyç të procesit.

KQZ nuk mori masa për të qartësuar papërputhshshmëritë e legjislacionit dhe disa nga vendimet nuk ishin të qëndrueshme apo të shëndosha.

Pati kufizimet në lidhje me moshën e votuesve dhe paaftësinë mendore, që ishin kërkesa për standartet e zgjedhjeve. Por procesi qe më shumë i bazuar në marrëveshje politike më shumë se në ligj.

Megjithatë, minoriteteve iu afrua një mundësi e drejtë për të marrë pjesë në zgjedhje përfshirë edhe gjuhën mëmë.

Përgjegjësia për menaxhimin e ankesave mbetet e paqartë.

Marrëveshja e 18 majit ishte mjaft e rëndësishme dhe kyçe që një proces zgjedhor të bëhej dhe krijoi mundësi të mëdha për kryerjen e zgjedhjeve dhe adresuar disa çështje ende të hapura

Edhe pse jam disi i zhgënjyer se klima e mosbesimit dhe tensioni u vunë re si rezultat i ngërçit që partitë kanë ndaj institucomeve publike ka ardhur koha që qeveria e re të bëjë diçka për këtë në mënyrë të shpejtë dhe efektive."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco