Projeksioni i orës 14:00, PS vazhdon me rënie, PD ngjitet në numër deputetesh, ja si është LSI dhe PDIU

Projeksioni i orës 14:00, PS vazhdon me rënie, PD ngjitet në numër deputetesh, ja si është LSI dhe PDIU

13:58, 26/06/2017
A+ Aa A-

Në bazë të rezultatit paraprak të numërimit të 2703 kutive të votimit deri rreth orës 13:40 minuta, Partia Socialiste ka rënë me disa mijëra vota që prej mesditës. Deri më tani flitet për 353557 vota, ose 74 mandate, duke rënë me 2 mandate.

Partia Demokratike ka siguruar 227685 vota ose 41 mandate duke u rritur me një mandat, LSI ka 105293 vota ose 20Mandate.

Në vend të katërt renditet PDIU me 31859 vota ose 4 mandate, duke u rritur me një mandat, e ndjekur nga LIBRA me 7763 vota ose 0 mandate; dhe Partia Social Demokrate me 4108 vota ose 1 mandat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco