VIDEO/ Basha: Kam një mesazh për të zhgënjyerit, ejani votoni dhe ndryshoni jetën tuaj

VIDEO/ Basha: Kam një mesazh për të zhgënjyerit, ejani votoni dhe ndryshoni jetën tuaj

11:18, 25/06/2017
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka votuar në orën 11:15 në qendrën e votimit nr.13 në njesinë 8 në Tiranë.

Në ardhje, ai është takuar me të gjithë qytetarët që prisnin jashtë qendrës së votimit për të votuar.

Më pas, Basha u ka drejtuar një mesazh në veçanti, qytetarëve të zhgënjyer nga politika: "Kjo është mundësia për të ndryshuar vendin. Vetëm me votën tuaj mund të ndryshoni jetën tuaj!," tha ai.

Mesazhi i Lulzim Bashës pas votimit sot në Tiranë:

Dua ta nis me një urim për të gjithë ju këtu dhe për të gjithë shqiptarët për festën e Bajramit. Qoftë bekimi i Zotit mbi të gjithë shqiptarët, mbi familjet tuaja, mbi besimtarët myslimanë, pas një muaji sakrifice, shprese dhe ngadhënjimi, pas muajit të Ramazanit.

Ju uroj nga zemra gëzuar Fiter Bajramin të gjithë shqiptarëve e në veçanti besimtarëve myslimanë!

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë është dita kur vendosin me votë, është dita kur merret vendimi nga qytetarët për qytetarët.

Ndaj dua t’i drejtoj një mesazh çdo shqiptari e çdo shqiptareje me të drejtë vote. Mos mungoi në këtë vendimmarrje të madhe! Ejani dhe hidheni votën tuaj! Vetëm përmes votës dhe votimit mund të ndryshohet Shqipëria. Vetëm përmes votës dhe votimit mund të ndryshoni jetën tuaj. Në veçanti këtë mesazh e kam për qytetarët e zhgënjyer, ata që me të drejtë ndihen të braktisur nga politika dhe që nuk shohin shpresë për veten e tyre, për familjet e tyre në vendin e tyre, në Shqipërinë tonë.

Ky është rasti, kjo është mundësia të bëni diçka për të ndryshuar vendin. Vetëm me votë, vetëm me votën tuaj mund të ndryshoni Shqipërinë, vetëm me votën tuaj mund të ndryshoni jetën tuaj. Ndaj mos mungoni në kutitë e votimit. Dita është e nxehtë por është dita kur ju do të vendosni në katër vitet e ardhshme për veten tuaj dhe familjet tuaja.

Ndaj ejani të gjithë merrni pjesë në votime. Askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar nga kjo garë. Kam falenderimin më të thellë për qytetarët shqiptarë, për mundësinë që na dhanë, së bashku kemi bërë diçka shumë të veçantë këto katër javë, një fushate qytetare dhe europiane, e arritëm së bashku.

Ejani të arrijmë së bashku etapën tjetër të qytetarisë europiane përmes pjesëmarrjes masive në procesin e votimit!

Kam një falënderim po kështu për të gjithë ata që janë përfshirë në administrimin e procesit. Dua t’i garantoj të gjithë komisionerët, numëruesit, të gjithë infrastrukturën zgjedhore për mbështetjen time totale dhe të Partisë Demokratike për një proces sa më të mbarë.

Dua t’i bëj thirrje personelit, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore të jenë në lartësinë e detyrës për zbatimin e plotë të ligjit, po kështu edhe ata do të kenë mbështetjen e plotë.

Iu uroj punë të mbarë gjithë komisionerëve, vëzhguesve por dhe vëzhguesve të tjerë të ardhur nga institucionet ndërkombëtare dhe nga organizatat joqeveritare në Shqipëri.

Le ta bëjmë këtë ditë një ditë feste të dyfishtë, festën e Zotit dhe festën e demokracisë.

Zot e bekoftë Shqipërinë!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

aldi26/06/2017 01:04

pa merak per ate qe thoni ju votuam per dyshin....

Shto koment

Denonco