I dha vetes dy rroga, reagon ministri i Shëndetësisë për drejtoreshën e spitalit Fier

I dha vetes dy rroga, reagon ministri i Shëndetësisë për drejtoreshën e spitalit Fier

12:44, 22/06/2017
A+ Aa A-

Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiraj ka reaguar përmes zyrës së shtypit lidhur me lajmin e publikuar,  se drejtoresha e spitalit të Fierit, Brunilda Çami ka abuzuar me detyrën duke i dhënë vetes një punë të dytë (pra një rrogë të dytë) brenda spitalit. Në reagimin e saj zyra për mediat e ministrit tha, se “përpara një jave kemi ngritur një grup pune, ku kemi konstatuar një sërë abuzimesh nga ana e znj. Çami, mes tyre edhe dokumenti i publikuar në Opinion.al. Ne kemi marrë masa duke e liruar nga detyra drejtoreshën e spitalit rajonal Fier”.

Në dokumentin bashkëngjitur lajmit www.syri.live/politike/74342/dokumenti-skandal-drejtoresha-e-spitalit-ne-fier-emeron-veten-si-vartese-te-saj-cakton-edhe-shifren-e-rrogen-se-dyte/ shihet qartë, se si drejtoresha firmos për të marrë një rrogë tjetër në spital, ndërsa mbante edhe postin e titullarit të institucionit, duke abuzuar në mënyrë flagrante me fondet publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni22/06/2017 15:12

ke te drejte Shabe. por dihet çuar per Guiness

Shaba22/06/2017 13:07

O zoti minister! Kjo duhet arrestuar more burre! Sa qytetare dhe fshatare qyqare ka arrestuar Rama sepse nuk kishin 30 mije leke te vjetra per te paguar dritat!!!!

Shto koment

Denonco