Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Meta rrëfen takimet me Patozin: I dyshimtë mos kandidimi i tij pas paktit Rama-Basha

Meta rrëfen takimet me Patozin: I dyshimtë mos kandidimi i tij pas paktit Rama-Basha

22:50, 12/06/2017
A+ Aa A-

Ish kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka treguar sot në “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në “News24” se ai ka pasur kontakte të vazhdueshme me Astrit Patozin.

Deputeti i PD-së u la jashtë listës nga kryetari Basha dhe Meta hedh dyshime mbi këtë vendim.

Pasi përmendi paralajmërimin e Ramës në Parlament ndaj Patozit një javë para shpalljes së listave Meta tha se ka dyshime të mëdha për mospërfshirjen e Patozit në to.

“Ngjallin dyshime të mëdha ato ndryshime në lista. Megjithatë, unë kam pasur kontakte të vazhdueshme me z.Patozi. Jemi takuar disa herë edhe ballë për ballë. Unë kam qenë i drejtpërdrejtë me të. I kam dhënë të drejtë për ato shqetësime që ai ngre, por te Rama kam thënë se një kryeministër legjitim nuk mund të largohet në atë mënyrë”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco