Lulzim Basha: Po pres arrestime përpara zgjedhjeve

Lulzim Basha: Po pres arrestime përpara zgjedhjeve

21:20, 12/06/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se para ditës së zgjedhjeve, po pret arrestime të zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën.

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, Bashab tha se ndonëse objektivi i tij ishte largimi i Kryeministrit Rama, ai i shërbeu interesit të vendit duke bërë një marrëveshje, që rrëzoi gjysmën e kabinetit: “Larguam një tufë ministrash që ishin bërë gati të suleshin me lukuninë e administratës mbi votën e shqiptarëve, krijuam një klimë të re në raport me qytetarët.

Ata kanë më shumë besim te procesi, zyrtarët që kishin ndërmend të abuzonin po struken e do të struken dita-ditës. Nja 30 drejtorë të mëdhenj e të mesëm janë shkarkuar, disa janë proceduar penalisht. Do të doja të shihja më shumë të arrestuar. Ministri i Brendshëm po bën maksimumin dhe shpresoj  që Drejtori i Policisë t’i përgjigjet sipas ligjit , e jo sipas urdhrave nga politika.

Po pres arrestimet, sepse disa e kanë vendin me masa sigurie, sepse Kodi Penal e parashikon që ata shkojnë minimalisht 1 vit prapa hekurave për abuzimin me detyrën në funksion të votës. I bëj thirrje Shtetit të zbatojë Kodin Penal që i çon prapa hekurave ata që sjellin apo marrin kartat e identitetit, ata që cenojnë votën, ata që premtojnë e mashtrojnë për votën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ti12/06/2017 21:37

Duken gje leket e hashashit apo ja fute kote ne cader ato qe do vidhnin zgjedhjet apo harrove po rama nuk e ka vendin ne burge apo prap harrove po rama ra apo u ngrit se nuk e kuptoj

Shto koment

Denonco