Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zbardhet vendimi, ky është drejtori i ri i Burgjeve

Zbardhet vendimi, ky është drejtori i ri i Burgjeve

14:43, 25/05/2017
A+ Aa A-

Zbardhet emri, ky është drejtori i ri i Burgjeve

Është zbardhur edhe emri i parë i drejtorëve që do të emërohen nga PD-ja.

Drejtori i ri i burgjeve do të jetë, Arjan Hoxha, me gradën e kryekomisarit dhe më parë ka shërbyer në Policinë e Shtetit.

Burimet për SYRI.net thanë se Hoxha e ka marrë detyrën nga ministri i ri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

Deri në vitin 2012, Arjan Hoxha ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës në detyrën e kreut të sektorit të Krimit Ekonomik.

Pas ardhjes në detyrë të Saimir Tahirit, Hoxha ishte një nga oficerët e shumtë të larguar me urdhër të ministrit, për konflikte politike. Hoxha ka qenë edhe një nga njerëzit që ka hetuar dhe arrestuar babain e Saimir Tahirit.

Aktualisht Hoxha është avokat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hahah 25/05/2017 15:13

Shikon si trin ne foto. Si trafikant i pangopur paaaa ku ka arrit shqiperia. Me keta. Qlebesira gjith partit

Gogi25/05/2017 14:52

Skandal si ps -pd. Jan dy. Parti. Qesharake. Asnje her ne jeten e tyre. Nuk kan emruar nje njeri pa lidhje parti ose. Nje njeri te thjesht nga klasa e mesme po gjthmone. Emrohen njerz. Me lidhje politike. Dhe. Hajduta ok. Kjo eshte partia. Qe drejton ky

Shto koment

Denonco