Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mediu tregon negociatat Basha-Lu: Ambasadori amerikan kërkoi gjysmë gote uji

Mediu tregon negociatat Basha-Lu: Ambasadori amerikan kërkoi gjysmë gote uji

21:47, 24/05/2017
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në “Tonigt Ilva Tare” në Ora News ka zbuluar disa detaje “pikante” gjatë negociatave midisi kreut të PD-së Basha dhe ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu.

Pjesë nga deklaratat:

Mediu: Ambasadori Lu është një negociator shumë i mirë. I jashtëzakonshëm. Elementët e presionit kanë qenë brenda. Ambasadori Lu i përdori të gjithë elementët e presionit deri tek një qëndrim i hapur i Departamentit Amerikan të Shtetit kundër opozitës nëse nuk do të pranonte propozimin e Ramës në qoftë se ne nuk do të pranonim.

Ne kishim marrë një garanci. Roli ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka një shprehje të fundit të ambasadorit Lu, po e nxjerr. I kërkoj ndjesë. Ore na tha: Po më nxirrni pa më dhënë gjysmë gote ujë. Zt.Basha i tha se të kemi dhënë një lumë të tërë. Të kemi dhënë mbështetje totale për paketën e propozuar.

Tare: Ishte një marrëveshje nën presion?

Mediu: Ishte në bindje të plotë për të bërë atë që ishte më e mira për vendin. Unë nuk jam naiv të besoj se zgjedhjet do të jenë plotësisht të lira./Ora News.tv/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco