Lulzim Basha sulmon Ramën: Nuk mbajte asnjë premtim, tani gënjen prapë

Lulzim Basha sulmon Ramën: Nuk mbajte asnjë premtim, tani gënjen prapë

16:30, 24/05/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se bën të njëjtat premtime që nuk i realizoi gjatë mandatit të parë qeverisës.

Kreu i demokratëve thotë se pasi dështoi të hapte 300 mijë vende pune, tani premton se do të hapë 220 mijë vende të reja pune.

Por, Republika e Re do të kthejë pushtetin tek njerëzit, thotë kryedemokrati Basha.

Deklarata e kreut të PD Lulzim Basha:

Edi Rama mendon se, meqë i gënjeu njerëzit njëherë, mund t’i gënjejë përsëri. Pasi nuk mbajti asnjë premtim, qoftë edhe një të vetëm, ai ka filluar të premtojë nga e para.

Premtoi 300 mijë vende pune, por nuk hapi asnjë. 300 mijë shqiptarë e braktisën Shqipërinë katër vitet e fundit për të gjetur punë në emigrim, por në vend të kërkojë falje, ai po gënjen prapë se do të hapë 220 mijë vende në mandatin e dytë. Në katër vite, të varfërit u varfëruan më shumë, ndërsa një grusht oligarkësh u bënë më të pasur nga favoret e qeverisë, por ai prapë gënjen kur thotë se do të punojë për të varfërit. Shëndetësia e premtuar falas është rrënuar dhe njerëzit paguajnë çdo gjë nga xhepi i tyre, por ai gënjen edhe një herë duke premtuar se do e bëjë falas në mandatin e dytë. Ai i braktisi fermerët e nuk u dha kurrë mbështetje, por ai tani premton se me të do të lulëzojë bujqësia. Krimi zaptoi shtetin e ekonominë dhe kanabisi mbuloi Shqipërinë, por ai thotë se ka bërë shtet dhe do bëjë edhe më shumë shtet.

Edi Rama kujton se njerëzit nuk kuptojnë, prandaj i gënjen, i përçmon dhe i tall çdo ditë ata. Shpërfillja ndaj qytetarëve dhe përqëndrimi i pushtetit e pasurisë në pak duar është vete thelbi i republikës së vjetër. Ndryshimi më i madh që do sjellë Republika e Re është kthimi i pushtetit tek njerëzit, të cilët do të kenë mundësi të jetojnë në mënyrë të ndershme, me punën dhe aftësitë e tyre.

#ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe? 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dikush24/05/2017 20:23

Ka komente e komente, po keto komentet me te "pjerdhur" jane faqja me e ndritur e militanteve rilindas. Kur mungojne argumentet e llogjika vihet ne perdorim organi i jashteqitjes. Kete "lajmin e sulmit te Bashes kunder Rames" e pashe si titull ne disa media shqiptare. Ne nje fushate elektorale te ngjeshur si kjo, eshte e pashmangeshme qe te kete deklarime te disa aneshme te partive konkuruese ne zgjedhje. Qe te thuash te verteten per mos mbajtjen e premtimeve elektorale te Rames, nuk me duket se eshte fjala per ndonje "sulm". Keto kritika i ka perseritur opozita edhe pa filluar protestat e fuqishme qe cuan ne rrezimin e gjysmes se qeverise. E keqjq e shqiptareve eshte se e kane te dobet kujtesen historike e nuk eshte keq qe t'ju a kujtosh te vertetat gjithmone. "Sulme" ne kuptimin negativ te fjales, jane qendrimet jo serioze e tallese e komunikimi me batuta ofenduese per kundershtaret politike, nga te cilat duket se Edi Rama, edhe pasi nenshkroi marveshjen e deshtimit, nuk heq dore.

landi24/05/2017 20:10

E verteta eshte se na genjeve ti me shume na edi sa filluam te besonim qe luli e paska seriozisht te ndryshoj sistemin e pjerdhur ku jemi ti fap e i fute nje marveshje me edin qe nuk i le gje pa thene,me te drejt se i tille eshte po dhe ti qe nuk je ca me larg perderisa bene marveshje me noriegen me kryetarin e organizates kriminale qe vjedh dhe rrjep popullin tani luli dy gjera jane o na ke genjyer dhe vazhdon te na genjesh po tani me embel jo aq fuqishem se e ke aleat o je dhe ti norieg e kryetar i organizates kriminale ne te dy rastet nuk je per te votuar lulzime

osumi24/05/2017 19:24

Genci dhe lenci mamate Ku ti keni

Roja burgut24/05/2017 18:35

Vdiq Enveri dalin lakejt e zagaret e tij qe jane komentues se me demek u ka njel hatri.

Ceni24/05/2017 17:37

O tirons i pazarit merr nje kacile me caraca dhe ipja Edit dhe lali Erit pastaj meru ere se te bon mire. Lulit e marsh te keqen

Iliri24/05/2017 17:08

sulm fallco...

lili24/05/2017 17:07

na kalle o tirons me kete fjalor

Muzapopullore24/05/2017 16:54

Kaq lakuriq ju nxori "marreveshja" jote mor Lulu-zim sebashku me Edvin kokeboshin-kodoshin sa qe nuk eksitoni dot me as blute e as mavite, pale ne te tjereve pa ngjyre. Do te shihni te dy seshpejti kucka kazerme. Jeni si dy put..... vulgare te dy, e vetmja gje qe ju ka ngelur eshte te rrini pa breke ne semafor se mos i ngrefet qenve te rruges, te cilet ne fakt jane votues te Eri Fikut

Genci dhe Lenci 24/05/2017 16:53

Po ti cfare premtimi ke mbajt o hajdut I rruges se kombit o vrases I 11 janarit dhe me pak fjale o hajdut me cizme lluce

tirons ke pazari vjeter.24/05/2017 16:38

pirdh o Lule pirdh, se te ka ardh siraja ....! Ty tu dogj barku per qytetaret !

Shto koment

Denonco