Ministrja e Jashtme e Suedisë: Shqipëria zgjedhje të lira dhe bashkë me opozitën

Ministrja e Jashtme e Suedisë: Shqipëria zgjedhje të lira dhe bashkë me opozitën

10:00, 05/05/2017
A+ Aa A-

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, ka deklaruar se Shqipëria meriton zgjedhje të lira. 

Në kuadër të vizitës në Tiranë, Wallstrom zhvilloi një takim dje me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Shqipëria meriton zgjedhje të lira dhe me pjesmarrjen e plotë të opozitës”, tha Wallstrom.

Ecuria e reformës në drejtësi dhe vettingu, u shpreh shefja e diplomacisë suedeze, lidhen ngushtë me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ne mirëpresim progresin në procesin e integrimit europian dhe implementimin e reformës në drejtësi. E kuptojmë që kjo nuk është një bisede e lehtë, por mund të arrihet përmes një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës. Vettingu gjithashtu është me rëndësi për procesin e integrimit në BE”, shtoi ajo.

Ministri Bushati teksa falenderoi Suedinë për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë, shtoi se e vetmja rrugë për vendin tone mbetet integrimi në familjen europiane.

Ministrat diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, ku Ministrja Wallström vlerësoi rolin e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor si faktor i qëndrueshëm stabiliteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mali05/05/2017 10:12

O ministre ! Po e bukura eshte , kur thone ambasadoret e vendeve europiane ; ja do shikojme se si do te zhvillohen zgjedhjet !! Po keta ambasadoret te shikonim si I bente zgjedhjet endhjeri do ishin habitur , me valle e me kenge , popullin qe shkonte 99 .99% ! Per keta lloj ambasadoresh , ato zgjedhje do te ishin me te lirat e me te ndershmet e zhvilluara ndonjehere !! Populli I qeshur e I lumtur po shkonte te votonte qe te hante bar !!

Shto koment

Denonco