Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Flet Rama, porosit shqiptarët dhe kritikon policinë maqedonase: Bëni detyrën

Flet Rama, porosit shqiptarët dhe kritikon policinë maqedonase: Bëni detyrën

21:16, 27/04/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni, ku sonte hynë në Parlamentin maqedonas një turmë protestuesish duke dhunuar deputetët dhe gazetarët.

I ftuar në Top Story, Rama tha se në këtë situatë duhet të veprohet me qetësi. Kreu i qeverisë porositi shqiptarët e Maqedonisë që të mos bien pre e provokimeve. Rama kritikoi gjithashtu edhe punën e policisë maqedonase.

“Është një moment kur realisht duhet shumë qetësi. Më vjen shumë keq që u ngrit një strategji dritëshkurtër politike duke vendosur shqiptarët në shenjestër dhe duke përdorur si sebep të ashtuquajturën Platforma e Tiranës.

Është krejtësisht e papërgjegjeshme që një luftë për pushtet të motivohet..kjo është një situatë që unë uroj do të jetë e përkohshme. Shqiptarët, lidershpi politik i shqiptarëve, të ruajë maksimalisht qetësinë dhe të mos bien në kurthin e reagimeve që mund të çojnë edhe në një përshkallëzim më të madh. Uroj që policia në Maqedoni të bëjë detyrën dhe të mbrojë njerëzit”, tha Kryeministri Edi Rama. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ver Llapa27/04/2017 21:30

O Edver Rameta (Ed rama+Ilir meta)po porosit maqedonasit per vete e ke hallin,po te vjen ora kur dhe ty o ed ram hajduti dhe bashkeshorten tende ne politike like meten tju bejne te kuq Jo boje po gjakun tuaj kriminela,deshiroj qe populli shqipetare te ngrihet dhe tju shkeli me kembe o krimba te politikes shqipetare.njeri kryeminister tjetri president.popull cohu.

Shto koment

Denonco