Ish-kryeministri Berisha: Unë do të kisha dhënë dorëheqjen, Edi Rama nuk do ta bëjë

Ish-kryeministri Berisha: Unë do të kisha dhënë dorëheqjen, Edi Rama nuk do ta bëjë

21:55, 26/04/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar gjatë një interviste në Ora News se Edi Rama nuk ka ndërmend ti japë vendit një zgjidhje politike që do të ishte plotësimi i kërkesës së opozitës për qeveri teknike. Berisha konfirmoi nga ana tjetër se PD është e vendosur për të vijuar në përpjekjet e saj për zgjedhjet të lira dhe të ndershme: “PD do të vijojë betejën për votën e lirë. Shoh nga ana tjetër që Rama është i vendosur në marrëzinë e tij për të shkuar i vetëm në zgjedhje dhe pa opozitën”? Po çfarë do të kishte bërë Sali Berisha po të ishte sot në vendin e Edi Ramës?

Ilva Tare: A do të kishit ikur ju nga posti juaj?

Sali Berisha: Po, do të kisha ikur pa asnjë dyshim. Në 97-ën unë ofrova një marrëveshje që opozita e firmosi në cdo pikë. Unë do jepja dorëheqjen për dy arsye. Në betejën politike ndodh që fiton ndonjëherë, dhe ndonjëherë kundërshtari të vendos me shpatulla për muri. Ka një përpjekje që po shkon 70 ditore. Ka një temperaturë të lartë në takimet me Edi Ramën.

Çadra ka militantë dhe qytetarë. Temperatura është e lartë. Ndërkohë nga ana tjetër, Edi Rama nuk ka një takim të vetëm, që nuk mbledh me autobusë gjimnazistë për të mbushur takimet. Kur zhvilloi takimin në Vlorë, të rinjtë i mori nga Delvina. Gjëja e fundit që më shkon në mendje është të shkoj në zgjedhje pa opozitë. Në 2007-ën unë i shtyva zgjedhjet me 3 muaj që askush të mos thoshte se Sali Berisha e mori rezultatin me qeveri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ardi27/04/2017 09:01

hahahahahahhahhahha cfare karagjozi. ky nuk hapi kutite qe ishte nje kerkese krejt normale, imagjino sa do kishte dhene doreheqjen.

Xhafa27/04/2017 07:11

Shume e vertete thenia e Berishes, kete e ka "vertetuar" me rizgjedhjen president ne 97.Mjere ne kush na udheheq

Ilir26/04/2017 22:18

Haha po me nese te gjithe flasin...edhe une nese do fluturoja... problemi eshte se rama dorheqjen dhe qeverine teknike ta kerrkoj disa here dhe ti se bere!!

Shto koment

Denonco