Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Ish-këshilltari i Regan: Unë e njoh dhe i besoj vetëm Lulzim Bashës në Shqipëri

Ish-këshilltari i Regan: Unë e njoh dhe i besoj vetëm Lulzim Bashës në Shqipëri

11:18, 28/03/2017
A+ Aa A-

Gjatë vizitës në SHBA, kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar gjithashtu me kongresmenin e Kalifornisë Dana Rohrabacher, anëtar me peshë i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Euroazinë të Kongresit.

Kongresmeni Rohrabacher, i cili u takua me Bashën në Uashington, i tha Breitbart News se ai e çmon patriotizmin dhe përkushtimin që shikon tek Basha.

“Ka arsye për të patur frikë për atë që po ndodh në Ballkan,” tha ish-fjalimshkruesi i Presidentit Ronald Reagan. “Stabiliteti në atë pjesë të Europës varet nga një Shqipëri e qëndrueshme dhe që funksionon. Ka një shqetësim serioz për korrupsionin, tregtinë e drogës dhe terrozimin në këtë vend të rëndësishëm.”

Kongresmeni u shpreh se Shqipëria është në vijën e parë të luftës kundër islamit radikal:

“Nëse do ta mundim islamin radikal dhe do të kemi një Europë të qëndrueshme,  na duhet dikush që merr përgjegjësi. Lulzim Basha, të cilin e njoh prej kohësh, është pikërisht personi i duhur për të përmbushur këtë mision.”

Basha tha se mesazhi i tij për popullin amerikan është se ata kanë investuar shumë për një Shqipëri demokratike, të lirë dhe të hapur, gjatë 27 viteve të fundit.

“Tani, rreziku i krimit të organizuar dhe terrorizmit kërcënon rëndë një vend që ka humbur kontrollin e territorit dhe kufijve të tij për shkak të krimit të organizuar,” tha ai.

“Unë kërkoj ndihmën e Shteteve të Bashkuara për ta ruajtur këtë investim, në mënyrë që të përmbushim përgjegjësitë  tona si vend anëtar i NATO-s” u shpreh ai.

Shkrimin e plotë e lexoni këtu: https://www.syri.net/politike/51525/breitbart-news-media-e-trump-rama-dhe-soros-po-shkaterrojne-shqiperine/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco