Plas sërish mes PS-LSI /Deputeti socialist: Po të isha në vend të Ramës do e prishja koalicionin me Metën

Plas sërish mes PS-LSI /Deputeti socialist: Po të isha në vend të Ramës do e prishja koalicionin me Metën

17:53, 23/03/2017
A+ Aa A-

Lufta e brendshme mes koalicionit qeverisës PS-LSI, sa vjen dhe bëhet më e fortë. Pas akuzave të bëra gjatë paradites së të enjtes nga deputeti i LSI-së, Luan Rama, në drejtim të Policisë së Shtetit, duke e cilësuar fajtore për kanalizimin e vendit ka ardhur dhe reagimi i socialistëve.

Ka qenë deputeti socialist Vladimir Kosta, i cili i është përgjigjur Ramës përmes rrjetit social Facebook.

Kosta shkruan se aleatët e tyre në qeveri deri më sot duket sikur nuk kanë jetuar në realitetin shqiptar dhe vetëm prej disa ditësh janë bërë pjesë e qeverisë, duke kërkuar që të mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi të këtyre 4 viteve të qeverisjes së majtë.

Më tje Kosta thekson se nëse do të ishte në vend të Edi Ramës, do ta prishte menjëherë koalicionin me LSI-në sepse ata po sillen sikur janë pjesë e ‘Çadrës’ dhe jo e qeverisë.

Deklarata e plotë e deputetit socialist:

LUAN RAMA FOLI SIKUR KA ARDHUR DJE NGA HENA

Aleatët tanë sillen sikur vetëm muajin e fundit janë bërë pjesë e qeverisë. Vetëm këto javë po zbulojnë se reformat nuk janë bërë siç duhet dhe se kanabisi është problem. Ku ishin gjatë katër viteve?

Luan Rama foli në Kuvend sikur ka mbërritur dje nga hëna. Foli sikur nuk e njeh punën e Ministrisë se Brendshme kundër drogës. A nuk ka një zv/ministër në këtë institucion LSI?

LSI nuk duhet ti shmanget përgjegjësisë në raport me drogat në Shqipëri.

Kanë nisur “gjahun” për të gjetur fajtor kur edhe vetë ata janë nxitësit e këtij problemi duke mos denoncuar asnjë rast të vetëm në kohën e zhvillimit të këtij fenomeni.

Nëse do isha në vendin e Edi Ramës nuk do e lejoja më ketë shfaqje dhe sjellje të dëmshme për qeverinë dhe PS nga aleati ynë. Sepse LSI flet dhe sillet sikur është në çadër dhe jo në Qeveri.

Më mirë të marrë fund që tani koalicioni dhe të shkojmë në zgjedhje që tani, por pa këtë aleat dashakeq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

bali24/03/2017 09:05

PS pa LSI , me zgjedhje te rregullta eshte e mbaruar . Nuk i kalon 60 deputet. Vetem me LSI mund te beje hajer .

syri 23/03/2017 19:26

kosta ka folur edhe kunder p.s bile deklaroj se ika nga ps per shkak se nuk e ka mbajtur fjalen para elektoratit te saj jo nje here por disa here.qenka kthyer prap te ps.keta deputet si kosta vene e vine tek partit sa here nuk u plotesohen dashirat etyre personale.

Shto koment

Denonco