Vokshi- Ramës: Pse ikën 400 mjekë për 3 vite? Propaganda nuk mbulon biznesin me shëndetin e shqiptarëve

Vokshi- Ramës: Pse ikën 400 mjekë për 3 vite? Propaganda nuk mbulon biznesin me shëndetin e shqiptarëve

20:13, 15/10/2016
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike ditën e sotme një video, ku flet për arritjet e qeverisë së tij në shëndetësi. Por të parët që kanë reaguar ndaj Ramës kanë qenë ndjekësit e tij në Facebook, duke i kërkuar që të paktën për shëndetësinë të mos flasë pasi është drejt shkatërrimit.

Me një shënim të saj deputetja e PD-së dhe kreu i departamentit të Shëndetësisë Albana Vokshi.

Ja reagimi i Albana Vokshi:

Shpëtimi i një jete, shpëtimi i çdo jete (qoftë edhe me fytyrë të mbuluar) është gjithnjë një lajm i mirë.

Sigurimi i barnave dhe kurave për pacientet është gjithashtu lajm shumë i mirë.

Por kaq shumë kjo qeveri ka devijuar, sa edhe minimumin e detyrës dhe përgjegjësisë së saj, sigurimin e barnave, e shet si arritje e privilegj. Ky është minimumi i detyrimit, e jo arritje!

Sot do të doja t'ju kisha falënderuar nëse do kishit bërë të njëjtën gjë edhe për të sëmurët me tumor që nuk kane asnjë mundësi të kurohen pasi barnat, kurat, pajisjet dhe së fundmi shtretërit mungojnë.

Do e kisha përshëndetur listën e barnave të rimbursueshme 2016 nëse s'do e kishit ndryshuar pasi doli zyrtarisht nga Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore, dhe sikur të mos kishte qenë aq klienteliste; sikur t'ju kishit siguruar ketosterilin të sëmurëve me dializë e të mos e kishit zëvendësuar me suplementet ushqimore që i importon miku i Beqës tënd.

Do ju kisha uruar nëse do kishit siguruar më së fundi kurat për qindra persona të prekur nga HIV/AIDS e që ju luten prej muajsh për shërim e shpëtim, qe fati i tyre te mos jetë si i 6 pacienteve që humben jetën pikërisht prej neglizhencës tënde.

Do e falënderoja personalisht Kryeministrin nëse do ndalonte talljen me gratë që kanë bërë prej dy vitesh mamografinë e nuk kanë ende një përgjgje. S’ka përgjigje se Ministri po mbyll pazarin e radhës, ndërkohë shëndeti i tyre mund të jetë përkeqesuar deri në fatalitet.

Do kisha dashur shume sot t'u falënderoj nëse sistemi i urgjencës polivalente të funksiononte në maternitete dhe jeta e Aidës me beben e saj 40 javëshe të ishte shpëtuar...

Ju siguroj qe komentet në postimin e video-propagandës tuaj do ishin plot me urime nëse fondet e sektorit publik të mos ja kalonit klientëve e sponsorëve, por të kishit blerë aparate, barna, pajisje e te kishit rindërtuar e ndërtuar spitale e qendra shëndetësore me standarde europiane...

Të 400 mjekët që janë larguar këto dy vite për një jetë më të mirë në vendet e BE do ju kishin falënderuar nëse do i kishit mbështetur dhe stimuluar me rritje rrogash dhe promovuar.

Ju e patë vetë se çfarë mendojnë qytetaret për shëndetësinë tënde të këtyre 3 viteve, e ke në faqen tende të propagandës. Çdokush e di se ka vetëm një zgjidhje, largimi yt sa më shpejt bashke me eskortën e hajdutëve që po bëni biznes me jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco