Gjykata rrëzon kërkesën e Shkëlqim Selamit kundër KQZ: Nuk i rikthehet mandati

Gjykata rrëzon kërkesën e Shkëlqim Selamit kundër KQZ: Nuk i rikthehet mandati

14:15, 23/01/2017
A+ Aa A-

Gjykata Administrative nuk e pranon kërkesën e Shkëlqim Selamit, ish-deputetit të LSI-së, për të pezulluar heqjen e mandatit të tij si deputet nga KQZ-ja ,derisa të shqyrtohet çështja.

Administrativja e ka rrezuar kërkesën e tij për pezullim, ndërsa ka vendosur shqyrtimin e kërkesës në themel më 6 shkurt.

Ish-deputeti nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai pat deklaruar se “do të zbatoj vendimin. Nuk e paragjykoj, por do ta ankimoj në Kushtetuese dhe në të gjithë institucionet ku më jepet e drejta ta bëj këtë sepse në realitet nuk jam dënuar asnjë ditë”.

Sipas prokurorisë, dokumentit që çoi në heqjen e mandatit nga KQZ-ja, "shtetasi Shkëlqim Selami, me funksion “deputet”, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit të dhëna për një masë sigurimi “arrest me burg”, nxjerrë ndaj tij nga ana e gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me trafikim të qenieve njerëzore.

Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco