Inagurimi i Trump, Basha i ftuar edhe në Lutjen Kombëtare Ndërfetare në Uashington

Inagurimi i Trump, Basha i ftuar edhe në Lutjen Kombëtare Ndërfetare në Uashington

10:50, 22/01/2017
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vazhduar të informojë mbështetësit e tij në rrjetet sociale për ceremonitë që është duke ndjekur në SHBA, në kuadrin e inagurimit të Presidentit të ri Donald Trump.

"Nder dhe privilegj i rrallë të isha i ftuar në Lutjen Kombëtare Ndërfetare në Katedralen e Washingtonit, që përmbylli ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump, - shkruan Basha në Fb. -  Tradita e këtij rituali madhështor daton nga inagurimi i Presidentit të parë të SHBA, George Washington. 

Udhëheqës shpirtërorë të të gjitha feve lexuan pjesë nga Tora, Bibla, Kurani dhe shkrime të tjera të shenjta dhe u bashkuan në lutje për suksesin e Presidentit Trump dhe administratës së re si dhe për paqe dhe prosperitet në Amerikë dhe në mbarë botën. 

Pas ceremonisë pata rastin të jap përshtypjet e mia në median amerikane mbi inagurimin e Presidentit Trump, ceremoninë e Lutjes Kombëtare dhe traditën unike shqiptare të bashkëjetesës fetare. Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Shqipërinë!" - përfundon mesazhin e tij kreu i opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco