Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Rama, fjalim në Forumin e Ekonomik në Singapor

Rama, fjalim në Forumin e Ekonomik në Singapor

13:15, 19/01/2017
A+ Aa A-

Gjatë vizitës që po zhvillon Singapor, Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Ekonomik, ku ishin të pranishëm ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko si dhe një grup sipërmarrësish shqiptarë.

“Ne erdhëm këtu me bindjen që barrierat gjeografike nuk mund të jenë më një justifikim. Nga ana tjetër, me bindjen se nuk ka pasur një moment më të mirë për të investuar në Shqipëri. Gjatë vitit 2016, Shqipëria u rendit e 58-a në botë në indeksin e “Doing Business”, duke pasur kështu një përmirësimin rekord prej 32 vendesh në një vit”, tha Rama, duke shtuar se një model i ri zhvillimi, i orientuar jo nga konsumi, por nga investimet dhe eksporti dhe një axhendë e thellë reformash kanë krijuar një mjedis e favorshëm për investimet.

    “Shqipëria është në një proces tranzicioni ekonomik, duke lëvizur nga një model zhvillimi të udhëhequr nga konsumi, në një model të ri, të drejtuar nga investimet dhe eksporti. Në tre vitet e fundit, qeveria jonë ka ndërmarrë një sërë reformash të thella, duke arritur një rritje të qëndrueshme, duke nisur po ashtu procesin e reduktimit të borxhit publik. Në modelin e ri ekonomik që po ndjekim, investimet e huaja janë vendimtare për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, pasi ne synojmë t’i japim fund modelit të rritjes ekonomike të bazuar tek rritja borxhit siç bënë qeveritë kaluara”, u shpreh Kryeministri. Rama e konsideroi Singaporin, "një model frymëzues në rrugën tonë drejt zhvillimit" duke e mbyllur fjalën me një apel se "të investosh në Shqipëri është një biznes shumë interesant dhe frytdhënës"./atsh

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Ashiku19/01/2017 17:41

    Ka shkuar ne te semes ky Noc Rroku, haj aty rri mor vemje se aty po te kap prej bythe Donald Trump e po te çon ne Guantanamo

    Shto koment

    Denonco