Çfarë parashikon horoskopi për 'peshqit' këtë javë? Ja si përgjigjet përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA

Çfarë parashikon horoskopi për 'peshqit' këtë javë? Ja si përgjigjet përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA

10:42, 18/03/2018
A+ Aa A-

Pas deklaratës së Ambasadorit Amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili foli për “peshq të mëdhenj” dhe kërkoi nga autoritetet shqiptare kapjen e tyre, ky togfjalësh duket se gjen vend në çdo bisedë.

Këtë të shtunën, shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, Ryan Roberts ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan, ku nuk i shpëtoi pyetjes për “peshqit” e mëdhenj.

Ermal Mamaqi: Po me politikanët shqiptarë qesh?

Ryan Roberts: Shumë pyetje e mirë, por sot nuk kam asnjë njoftim për politikanët shqiptarë. Sot është më mirë të flas për grupin e kërcimtarëve që ka ardhur nga SHBA për të performuar. Përpjekje e bukur.

Ermal Mamaqi: Po horoskopin e shikon?

Ryan Roberts: Jo.

Ermal Mamaqi: Unë e shikoj ndonjëherë dhe desha të të pyes çfarë thotë horoskopi këtë javë për peshqit.

Ryan Roberts: (qesh)

Ermal Mamaqi: Kur më sheh mua, si të dukem si peshk, i madh apo i vogël?

Ryan Roberts: Je peshk i bukur. /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco