FOTO/ Ja kontrata që lidhi Edi Rama në ‘99 si Ministër Kulture për të hapur bingo tek Teatri Kombëtar

FOTO/ Ja kontrata që lidhi Edi Rama në ‘99 si Ministër Kulture për të hapur bingo tek Teatri Kombëtar

11:23, 13/02/2018

Përplasja e Mirela Kumbaros me artistët ka nxjerrë në dritë skandale të fshehura të Edi Ramës, kur ishte ministër i Kulturës.

Fillimisht ishte aktori i madh Robert Ndrenika i cili hodhi akuza të forta në drejtim të ministres së Kulturës. Ai tha se teatri do të mbetej aneks i ngrehinave që do të ndërtoheshin, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj me anë të një letre të hapur më vonë ku tha se Ndrenika nuk kishte folur kur teatri ishte kthyer në një bingo.

Në këtë debat është përfshirë edhe ish-drejtori i teatrit Eksperimental, Kastriot Çipi. Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale i shkruan ministres se ideja e ndërtimit te teatrit brenda një kulle ishte e vëllait të saj, kur ishte këshilltar i ministrit të Kulturës, Blendi Klosi.

Ndërsa për bingon që Kumbari i kujtonte Ndrenikës, duke i thënë se nuk kishte folur kur teatri po degradonte, Çipi publikon edhe kontratën e qerasë, duke shtuar se ajo është lidhur nga Edi Rama, ish-ministri i Kulturës, sot kryeministër. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment