Video e Ramës me mësuesen/Vasili: Kryerrypin do e zërë damka e zezë e…

Video e Ramës me mësuesen/Vasili: Kryerrypin do e zërë damka e zezë e…

12:01, 20/01/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me videon e postuar nga Kryeministri Edi Rama me mësuesen nga Rrësheni, e cila denoncoi mungesën e medikamenteve për të mësurët me tumor. Mëngjesin e sotëm, Rama publikoi një video, në krah të mësueses, nga ku deklaronte sigurimin e medikamenteve. Video e Ramës shkaktoi reagime të shumta.

Sipas Vasilit, kryeministrin do e zërë damka e zezë e turpit që përdori shëndetin e njerëzve për ca dite të fëlliqura pushtet më shumë dhe se kjo nuk do t’i ndahet gjithë jetën.

Komenti i Petrit Vasilit

Dy pyetje per kete kryerrypin kryeminister qe shet dhe blen shendetin

1.Po muajt e jetes se demtuar pa kurim dhe pa ilace qe s'ja dha pushteti i tij ja ktheu mesueses nga rresheni.

2.Meqe ka thene kryerrypi boll qe te ankohen njerezit se jua zgjidh ky,pyes meqe u ankova une dje publikisht,po per femijet e semure ne onkologjine e pediatrise,hemofiliket e talasemiket pse nuk pergjigjet.Apo meqe eshte kryerryp ankesave te opozites nuk ju pergjigjet.

Damka e zeze e turpit qe perdori shendetin e njetezve per ca dite te felliqura pushtet me shume nuk do ti ndahet gjithe jeten,sepse jeten qe eshte nje e drejte e shenjte e cdo shqiptari ky i marre jua shet per nder.

Mësuesia nga Rrësheni vuan nga kanceri i gjirit, ndërsa gjatë një takimi pak ditë më parë ajo i shprehu shqetësimin kryeministrit, i cili i premtoi se brenda 10 ditëve do të siguronte ilaçin në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco