Rama i jep një post ish-deputetit të PD, u tërhoq nga kandidimi më 25 qershor

Rama i jep një post ish-deputetit të PD, u tërhoq nga kandidimi më 25 qershor

21:57, 19/01/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka harruar të shpërblejë një prej kandidatëve të PD-së për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, i cili u tërhoq nga kandidimi.

Fjala është për Lefter Maliqin, i cili ishte deputet i PD-së, në legjislaturën 2009-2013, por në 25 qershor të 2017 u tërhoq nga gara, pasi u rendit i 3-ti në listën e kandidatëve për Qarkun e Beratit.

Maliqi, ndërsa shprehu pakënaqësi për vendin në listë deklaroi në atë kohë tërheqjen, edhe pse afatet për ndryshimin e listës së kandidatëve kishin përfunduar.

Madje Maliqi u angazhua në një fushatë pro Edi Ramës dhe këtë e argumentoi me faktin se shkoi pas elektoratit të tij në Berat.

Duket se angazhimin në fushatë, Kryeministri nuk e ka harruar, çka duket se ia ka thyer në emërimin e postit të zv.Drejtorit të Burgjeve, institucion që drejtohet nga një ish-deputet i PS-së, që nuk u rikandidua nga Rama në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

LEPIRESI20/01/2018 03:14

DRIDHE LIKE..Ka qene i lindur e rritur nga ajo parti andaj shkoi. E gjeti skifteri folene e vet. OSMAN GAZEPI i BERATIT.

Veriori19/01/2018 23:05

Jugor mo. Keta per poste e leke jane si çifuti.

Eno19/01/2018 22:09

Lefterat.alerat.!multi.kuti.rama.kari.vde!kshi.the.gjithe.bq

Shto koment

Denonco