Thirrje për të protestuar kundër importit të plehrave para parlamentit

Thirrje për të protestuar kundër importit të plehrave para parlamentit

08:29, 16/11/2016
A+ Aa A-

Një protestë popullore po thirret nga shoqëria civile për në datën 24 nëntor pëpara Kuvendit të Shqipërisë. Kjo protestë është kundër importit të mbetjeve dhe është në mbështetje të dekretit të Presidentit të Republikës, që ia ktheu mbrapsh Kuvendit, ligjin për menxhimin e integruar të mbetjeve dhe që do të shqyrtohet pikërisht atë të enjte.  

Aleanca Kundër Importit të Plehrave njofton përmes rrjeteve sociale: "Më datë 24 Nëntor, Kuvendi ka futur në axhendë për të votuar dekretin e Presidentit, i cili ktheu mbrapsht për rishqyrtim Ligjin e Importit të plehrambetjeve. Atë ditë ne do të jemi me mijëra qytetarë tek Kuvendi i Shqipërisë, përballë deputetëve të plehrave, për t'jua kujtuar se vota pro këtij ligji është votë kundër shqiptarëve! Të bashkuar, plehrat nuk kalojnë," përfundon thirrja e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco