Ambasadori Lu: Përditë pyes qeverinë, ku i keni 'peshqit' e mëdhenj të premtuar?!

Ambasadori Lu: Përditë pyes qeverinë, ku i keni 'peshqit' e mëdhenj të premtuar?!

09:55, 18/01/2018
A+ Aa A-

Çfarë do të ndodhë me reformën në drejtësi kur Donald Lu të mos jetë më ambasador në Tiranë? Sa kohë do të duhet që shqiptarët të shohin efektet e para të kësaj reforme? Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar?  A ka lidhje radikalizimi i qëndrimeve të opozitës me reformën?  Cili është pozicioni i SHBA për reformën tjetër, atë zgjedhore? Si do ti pergjigjej diplomati amerikan atyre që thonë se SHBA janë të angazhuar disi “me tepricë” në punët e Shqipërisë? Intervista e ambasadorit dhënë gazetës "Dita"

Në 2 apo 3 diplomatët e fundit që kanë drejtuar ambasadën e SHBA-ve në Tiranë ka ekzistuar një si periudhë pritje-përcjellje e tensionuar, ku nuk kanë munguar zërat se njëra apo tjetra palë po sjell në Shqipëri “ambasadorin e vet”. Si do tu përgjigjeshit atyre që frikësohen se ata që nuk duan reformën në drejtësi të mund të ndikojnë që pas jush të vijë një ambassador i cili, le të themi, do ketë një tjetër mënyrë vështrimi të situatës në Shqipëri?

Ambasadori Lu: Kjo është një reformë drejtësie shqiptare. Çdo familje që kam takuar në Shqipëri ka një histori prone që iu është vjedhur ose dikë të cilit i ishin mohuar të drejtat apo liria për shkak të një vendimi gjykate të korruptuar. Për sa kohë që populli shqiptar vazhdon ta kërkojë këtë reformë, nuk ka rëndësi se kush ulet në karrigen time apo në atë të Ambasadores Vlahutin. Mbështetja për reformën e gjyqësorit është shprehur nga Presidenti i BE-së Juncker, Zëvendës-Presidentja Mogherini, Komisioneri Hahn, Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Tillerson. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin këtë reformë deri sa të jetë përfunduar. Keni premtimin tonë.

Sa kohë do të duhet që shqiptarët të shohin efektet e para të kësaj reforme?

Ambasadori Lu: Populli shqiptar me të drejtë është lodhur nga pritja për 27 vjet për drejtësi. Jam optimist se do të shohim dëgjesat e para për vetingun në shkurt. Po ashtu jam optimist se parlamenti do të ngrejë Këshillin e Lartë të Prokurorisë në mars ose prill, çka i hap rrugën përzgjedhjes së një Prokurori të Përgjithshëm të ri dhe krijimit të SPAK dhe BKH.  Efektet e para janë ndjerë tashmë. Ka njerëz të korruptuar që kanë frikë. Reforma e gjyqësorit ka filluar dhe populli shqiptar duhet të jetë i paduruar për frytet e kësaj reforme.

Ndërkohë po spekulohet me termin “peshqit e mëdhenj”. Nga i kini ju informacionet që do ketë arrestime, dmth ku e bazoni këtë bindje?

Ambasadori Lu: Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar?  Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit. Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin. Por nuk duam premtime, duam rezultate. Njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate. Kjo përpjekje ka mbështetjen e plotë të prokurorëve federalë të SHBA dhe agjencive ligjzbatuese amerikane. Dhe ka mbështetjen time të plotë.

Z.Ambasador si do ta komentonit ju radikalizimin e qëndrimeve të opozitës? A mendoni që kjo që po ndodh ka lidhje me reformën në drejtësi?

Ambasadori Lu: Opozita, për sa kohë që mbetet paqësore dhe konstruktive, është duke bërë detyrën e saj. Detyra e saj është të shërbejë si roje kundër çdo abuzimi të shumicës. Në të vërtetë, ka politikanë në shumicë dhe në opozitë që nuk duan që reforma në drejtësi të ketë sukses. Do të dështojnë sepse populli shqiptar e kërkon këtë reformë.

Cili është pozicioni i SHBA për reformën zgjedhore? A duhet Shqipëria të adoptojë votimin dhe numërimin elektronik?

Ambasadori Lu: Shqipëria është duke humbur një mundësi shumë të madhe për të ecur përpara tani me reformat e rëndësishme zgjedhore. Është e domosdoshme që Kuvendi të adoptojë rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2015. Opozita ka kërkuar që të shqyrtohet votimi elektronik dhe shumica është përqendruar tek vota e diasporës. Partnerët ndërkombëtarë janë gati të ndihmojnë, por duhet që Kuvendi të ndalojë sherret dhe t’i futet punës.

Shtetet e Bashkuara kanë shumë miq në Shqipëri. Po si do tju pergjigjeshit atyre që thonë se jeni të angazhuar disi “me tepricë” në punët e Shqipërisë?

Ambasadori Lu: E di që ne amerikanët kemi shumë miq në Shqipëri.  Mbetem pa pushim i shtangur nga ngrohtësia e shqiptarëve të zakonshëm që takoj në Tiranë dhe kur udhëtoj. I vlerësojmë miqtë tanë të shumtë në Shqipëri dhe besojmë se kjo miqësi na ka lejuar të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Po ashtu, është normale që disa njerëz të kritikojnë vendin tim se është i angazhuar me tepricë në problemet e Shqipërisë. Si amerikanë, kemi marrë një angazhim përpara këtij vendi. Do të vazhdojmë të investojmë në suksesin e Shqipërisë dhe ta nxisim përgjatë rrugës së saj të rëndësishme drejt integrimit europian. Ky angazhim është i palëkundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Borealis19/01/2018 21:18

O MILET , nuk jeni ngopur me GENJESHTRA keto 30 vjet. Lerini menjane Lu-ra dhe Mura , dilni ne rruge tregoni veten. Se keta qe kapardisen neper zyrat e Shtetit dhe hedhin shurren perpjete me parate e taksave tona, mbushin breket , po te na shohin te gjitheve bashke ne rruge. Prandaj shkunduni nga pluhuri qe keni zene !

Tarasi19/01/2018 20:14

Ky eshte bere me hipokrit dhe intrigant se Edi Rama, ja ka marre huqet te gjitha. Genjen kur thote se disa njerez qe takon thone qe Amerika eshte angazhuar me teprice per zgjidhjen e problemeve ne Shqiperi.Jo mor jo askush nuk merzitet se Amerika angazhohet me teprice per Shqiperine por ne ankohemi se ti nuk je i sinqerte ne ato qe thua e ben dhe mbeshtet kryemashtruesin Rama. Ameriken e duam te gjithe po ti me shume tregon se je ambasadori kinez i kohes se kryetarit Mao.

Sonja18/01/2018 16:11

Lu-ja po tall b***then me ne. Lu-ja po i mbron peshqit e medhenj dhe peshkaqenet e medhenj, se ata ushqejne dhe Lu-n. Dhe Lu-ja e ka gelltitur corben e prishur te tyre. Si mendoni ju qe peshqit e medhenj e vuren prokuroren per te rene vet ne grep? besohet kjo o njeres.

AZBIU18/01/2018 14:30

HApet sipari, mbyllet sipari,e ne shfaqie poky ambasador me qeverine, e padronin eshtetit RAMRN.Rolet po luhen ne menyre perfekte qe bemat e peshqeve te medhej, sipas LUse qe do kapeshin me urdherin e peshkut te madh,. jo qe spo kapen, por as qe do kapen.Se te jete ky regjizor, me kete ambasador libretist, qe shfaqia e qeverise te dale me sukses, e korropsioni, droga ,,lubite do lulezojne ne qeverine tone rilindase..

Salvo18/01/2018 14:03

Kapjen e "peshqve te medhenj" e kam degjuar nga goja e Donald Lu-se. Rama vete nuk eshte se e ka shume qejf peshkun; edhe nje here qe iu desh te hante ngjala, per nje jave kishte nje si ndjesi te vjelli.

Nebil18/01/2018 13:38

Peshqit e medhenj dhe pa hile jane tek DETI JON, ose Restoranti i Ziniut. Gatim perfekt dhe verera te shkelqyera! Ata qe kerkon zotrote, Zoti LU, nuk jane peshq te medhenj, ata jane Qeveritare dhe ish-Qeveritare. Ata me nje telefon paraqiten ku te duash zotrote zoti LU. Ne e ke per te tallur bythen, talle,por jo me ne se nuk ta kemi borxh. Je i vetmi shtetas amerikan qe paguhet shume shume per te tallur bythe e koqe me shqiptaret e varfer! Jazek!

I deleguari 18/01/2018 11:28

O koqe, peshqit e medhenj i ke premtuar ti o koqe ! Qeveria di vetem varjantin mbill droge e jep dollaro juve!

Gjergj Simaku18/01/2018 11:23

Peshqit e medhenj qe do kapeshin ne Janar i premtoi ambasadori Lu dhe jo qeveria shqiptare prandaj Lu-ja te tregoje ku jane peshqit dhe jo te pyese zyrtaret shqiptare.

etniteti18/01/2018 11:14

lali, vetingu o per te heq ate e vene kete, nuk zgjidh halleat e popullit po te Lu kompani kur ta kuptosh sdo kesh as goje as men per cka te flasish

lali18/01/2018 10:33

Z.Lu dhe kryeminisrtri kane te djejte qe populli pret qe sa me shpejt te zbatohet revorma ne drejtesi, nepermjet vetingut: theksoj si popull se nuk ka drejtesi perderisa ne krye te gjykatave si p.sh. te Durresit akoma kryetar eshte petrit ceno nje ish sigurims i korruptuar me shkolle sigurimi ne kohen e Sales ju dha e drejta per te dhene provime plotesuse dhe sot jane gjygjtare dhe drejtues gjukate dhe" gjukojne "tjeret per demet qe kane bere ata Vetingu sa me shpejt .Pershendetje

Shto koment

Denonco