Roland Bejko në Syri.net: Hapja e negociatave, përralla e fundit që dëgjuam...

Roland Bejko në Syri.net: Hapja e negociatave, përralla e fundit që dëgjuam...

18:56, 11/12/2017
A+ Aa A-

Roland Bejko, një nga njohësit e proceseve integruese, tha në studion e Syri.net, se deklaratat e bëra nga Kryeministri Edi Rama, por edhe Komisionerë të BE-së, që flasin për hapjen e negociatave, janë përralla e fundit që u thuhet shqiptarëve. Bejko tha se ajo çka u deklarua jo vetëm nga Rama, por edhe nga disa prej Komisionerëve të BE, është një iluzion, pasi hapja e negociatave dhe rruga e integrimit në BE është një proçes në të cilin ndikojnë shumë faktorë.

“Kur na thonin se është një proçes që do të zgjasë 20 vjet na dukej shumë, por mendoj se piramidat e 1997 dhe ngjarjet që ndodhën më pas e frenuan shumë këtë proces. Kishim filluar negociatat në atë kohë me Brukselin. Por zgjerimi i madh që ndodhi në 1995, bëri që BE të vendoste kushte shtesë. Po të kthejmë kokën pas dhe të shohim se çfarë ishte diktatura komuniste, ishim një shoqëri gjysëm orientale, dhe mendoj se kjo na pengon, duke përfshirë këtu situatën e krimit, stadin e zhvillimit ekonomik etj.  Edhe përralla e fundit që e dëgjuam nga komisionerët është një iluzion, pasi ky është një proces që ka shumë faktorë që ndikojnë, merren të gjitha kushtet në analizë. Nuk ka sesi Shqipëria që është një nga furnizuesit e drogës, të marrë ashtu sikundër deklarohet hapjen e negociatave, pa luftuar krimin dhe drogën”, tha Bejko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco