Dita e të drejtave të Njeriut, Nishani: Ligji i pronave bën me turp autoritetet e drejtësisë shqiptare

Dita e të drejtave të Njeriut, Nishani: Ligji i pronave bën me turp autoritetet e drejtësisë shqiptare

14:40, 10/12/2017
A+ Aa A-

Në ditën botërore të lirive dhe të drejtave themelore të njeirut, përmes një postimi në FB, ish-Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë vëmendje të veçantë të drejtës së pronës.

Teksa e nis me një shprehje nga Eleonor Roosvelt, Nishani shkruan se në Shqipëri e drejta e pronës është e dhnunuar, duke e konsideruar atë një skandal të përmasave të mëdha që nuk do mund të harrohet lehtë.

Postimi i plotë i Nishanit

“Where, after all, do universal human rights begin? In small places, close to home — so close and so small that they cannot be seen on any maps of the world. […] Unless these rights have meaning there, they have little meaning anyëhere. Without concerted citizen action to uphold them close to home, ëe shall look in vain for progress in the larger world.” Eleanor Roosevelt

Sot në ditën botërore të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, Shqipëria ka bërë shumë hapa pas, për fat të keq !

Një prej këtyre të drejtave tashmë të dhunuara është ajo e pronës, duke e zëvendësuar atë nga një e drejtë themelore e garantuar me ligj, me një mekanizëm shtetëror që shkel parimin e sigurisë juridike, parimin e barazisë ligjore, mosdiskriminimit si dhe të drejtat e pronës, duke dhunuar kështu nenin 6/1 të Konventës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës të Këshillit të Evropës.

E drejta e pronës në Shqipëri tani gjykohet sipas një ligji, vlerësimi për të cilin nga Komisioni i Venecias është bërë mbi një version të falsifikuar, dërguar nga institucionet e Shtetit Shqiptar. Ky skandal i përmasave të mëdha nuk do mund të harrohet lehtë. Por ai bën me turp autoritetet më të larta të drejtësisë shqiptare dhe komprometon seriozitetin e individëve të përfshirë në opinionin e Venecias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku10/12/2017 21:47

Po ti përse bukur e bllokove President?

Adi210/12/2017 19:40

ndoshta ai pseudonimi i meparshem nuk di qe (1) PD nuk ka 27 vjet ne pushtet por vec 12 (pasi 15 vjet eshte PS ne pushtet) dhe (2) PS ka ndryshuar ligjin e PD dhe kete ligj te ndryshuar ne dem te pronareve (3) e fallsifikoi per t'i cuar nje version te ndryshuar komisionit te Venecias

Adi10/12/2017 15:23

Ca turpi. Po ca ben kta te PD per 27 vite?! Akoma nuk i kane kompesuar pronaret per tokat e zena nga shteti. Del e flet ky tani per pronaret. Ca hipokrizie! Do doja shume ta publikonit komentin tim (nese jeni portal serioz)

Shto koment

Denonco