Thaçi: Jemi të gatshëm ta dërgojmë FSK-në për ndihmë në Shqipëri

Thaçi: Jemi të gatshëm ta dërgojmë FSK-në për ndihmë në Shqipëri

07:37, 03/12/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri.

Presidenti Thaçi me anë të rrjetit social, Facebook, ka treguar se në emër të institucioneve të Kosovës, i ka shprehur gatishmërinë presidentit Meta që ta dërgoj Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile.

“Jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë”, ka shkruar Thaçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco