Propozimet për statutin e PD/ Patozi: Nuk kam lidhje me dokumentin, dështimet e Bashës erdhën ...

Propozimet për statutin e PD/ Patozi: Nuk kam lidhje me dokumentin, dështimet e Bashës erdhën ...

17:09, 21/11/2017
A+ Aa A-

Astrit Patozi, ish-deputet i PD-së, ka reaguar në lidhje me projektin e publikuar një ditë më parë mbi ndryshimet statutore në partinë më të madhe të opozitës, të cilat do t’i paraqiten kreut demokrat Lulzim Basha për kapërcimin e krizës.

Në reagimin e tij, Patozi sqaron se nuk ka asnjë lidhje me këtë dokument apo  tekst, sikundër shton se nuk e paragjykon nismën e ndërmarrë sepse mendoj që çdo anëtar apo grup anëtarësh të Partisë Demokratike është në të drejtën e vet që të paraqesë ide apo opinione në shërbim të forcës sonë politike, ashtu siç secili e mendon.

“Unë nuk kam besuar për asnjë sekondë se dështimet e Lulzim Bashës erdhën për shkak të dobësive të statutit, ndaj edhe asgjë nuk mund të riparohet përmes ndryshimeve të tij.

Përkundrazi, është pranuar botërisht, edhe prej vetë kryetarit, që statuti u shkel dhe nuk kuptohet se çfarë garancie mund të kenë demokratët që edhe i riu nuk do të injorohet prapë”, thekson Patozi.

Reagimi i Astrit Patozit

Ka pasur një vërshim telefonatash dhe mesazhesh në adresën time dhe të shumë kolegëve të Lëvizjes për Ringritjen e PD, pas lajmit të një projekti për ndryshime statutore që, sipas shtypit, do t'i paraqiten Lulzim Bashës si zgjidhje për kapërcimin e krizës.

Për shkak të keqkuptimeve të krijuara, qëllimisht ose pa dashje, dhe të shumë lajmeve për këtë çështje, që shoqërohen me foton time, jam i detyruar të sqaroj se, as e kam lexuar dhe as kam lidhje fare me atë tekst.

Natyrisht, nuk e paragjykoj dot atë nismë, sepse mendoj që çdo anëtar apo grup anëtarësh të Partisë Demokratike është në të drejtën e vet që të paraqesë ide apo opinione në shërbim të forcës sonë politike, ashtu siç secili e mendon.

Përsa më takon, mund të them se ne jemi në një fazë shumë më të avancuar të aksionit tonë politik, pas shpalljes së platformës politike, e cila prej kohësh është në dispozicion të publikut dhe të forumeve të PD.

Unë nuk kam besuar për asnjë sekondë se dështimet e Lulzim Bashës erdhën për shkak të dobësive të statutit, ndaj edhe asgjë nuk mund të riparohet përmes ndryshimeve të tij.

Përkundrazi, është pranuar botërisht, edhe prej vetë kryetarit, që statuti u shkel dhe nuk kuptohet se çfarë garancie mund të kenë demokratët që edhe i riu nuk do të injorohet prapë.

Por më e rëndësishmja është se platforma jonë e kërkon ndryshimin pozitiv dhe ringritjen tani, kurse ndryshimet e mundshme statutore e shtyjnë atë pas 4 vjetësh dhe e lënë në vullnetin e Lulzim Bashës prapë, nëse do t'i kthehet zakonit të vjetër si në marrëveshjen e 18 majit apo jo.

Problemet dhe humbjet e Partisë Demokratike, sipas meje, janë krijuar dhe kanë ardhur për shkak të një vullneti të mbrapshtë politik, dhe pikërisht aty duhet gjetur zgjidhja.

Në këtë pikë unë bie dakord plotësisht me të gjithë ata që mendojnë se nuk arrihet asnjëherë fitorja e zgjedhjeve për shkak të ndryshimit të sistemit (Kodit Zgjedhor). E cila, me hallin që e ka zënë Partinë Demokratike, përkthehet që nuk arrihet kurrë ringritja e saj, thjesht duke ndryshuar librin e rregullave (statutin). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

katoliku demokrat21/11/2017 18:57

Po Patozi-Zombi u "ngjall"?Sikur zuri vendin e Kristi Pinderit te LGBT-ja.Por si duket edhe aty nuk e kane pranuar se edhe ate pune qe dinte te bente me mire bythe qi...nuk e ka bere mire.Ose e kane zene ne seks treshe gay.Po ik o Patoz kush do ta dije me se je gjalle.Shqiptaret pa ty kane mbijetu e do mbijetojne.Pune bytheq...je edhe ti.Asgje me teper.Ishe mire te Kristi Pinderi.C do qe e kruan bythen kot tani.Te paskan marre ty ne telefon.Po pse mendon ti se kaq budallenj jane shqiptaret qe te harxhojne ofertat e telefonit duke fol me ty?Si tha Ilir Beqja:Suksese ne Jete Patozi.

asren21/11/2017 17:36

rreGULLIMI I STATUTIT TEPD SE NUK ESHTE PROPOZUAR NGA KRYETARI Z, PATOZI QE JU E KENI KAQE PER ZEMER, POR NGA FORUMET E DISKUTIMET ME KUVENDIME NGA DEMOKRATET MENDOJ UNE, MEGJITHESE NUK JAM ANTAR PARTIE , POR EDUA DEMOKRACINE E PA QENE NDONJIHERE NE POZITAT E TUA APO TE RREBELEVE TE TJERE TE PA KNAQUR. DEMOKRACIA NUK ESHTE PER INDIVIDIN POR PER POPULLIN, ANDAJ KONTRIBUTIN, NESE E KE SINQERISHT E ME VERTETESI JEPE NE PARTI. LEHJA, DENIGRIMI I FIGURAVE SI PER JU POR EDHE PER ATA QE JANE SOT DREJTUES JU CON SI BISHTI I RILINDASVEPAS PSIKOPATIT RAMA, DO, A S;DO. E KALUARA TUAJ S;NDREQET DUKE KRITIKUAR TE SOTEMIT. SHIHENI POZITEN QE KE LENE ME VOTEN QE JU JEP POPULLI.

Shto koment

Denonco