Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Basha: Rama dhe banditët e tij do ta mbrojnë deri në fund Tahirin, por ...

VIDEO/ Basha: Rama dhe banditët e tij do ta mbrojnë deri në fund Tahirin, por ...

19:44, 21/10/2017
A+ Aa A-

Për kreun e opozitës Lulzim Basha, nuk ka më asnjë dyshim se Edi Rama, Saimir Tahiri, Gramor Ruçi e të tjerë pushtetarë janë të lidhur me krimin e organizuar dhe drogën..

Gjatë një konference për mediat Basha tha, se sot u duk qartë se si Rama dhe Ruçi, u përpoqën me të gjitha forcat për të mbrojtur Tahirin,nga frika se mos pas Tahirit radhën do e kishin ata.

‘Edi Rama do ta mbrojë Saimir Tahirin deri në fund, siç u pa sot ai Ruçi Xhafaj, u kthyen në një repart logjistik të mbrojtjes së krimit dhe do të tentojnë të sulmojnë dhe blejnë këdo që do të sulmojë Tahirin.

Sot Tahiri, Xhafa dhe vetë Rama ushtruan dhunë ndaj drejtësisë, duke treguar se kanë kërcënim serioz ndaj drejtësisë.

Unë e di se ka shumë njerëz të ndershëm që ndihen të fyer dhe të revoltuar, me atë që Rama, Ruçi i bën drejtësisë, duke e shtyrë me 1 javë kontrollin e prokurorisë ndaj shtëpisë së Tahirit.

Sot ka mijëra qytetarët, që pasi provuan këto 4 vjet dhunën arbitrare, gjobat, bastisjen e bizneseve, arrestimet, ndihen të skandalizuar dhe të pashpresë. Atyre do tu them se drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë, as Tahiri as Rama nuk do ti shpëtojnë drejtësisë’, deklaroi Basha. 

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

U provua sot para shqiptarëve se Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një: ata kanë ndarë bashkë paratë e krimit dhe pushtetin e fituar me paratë e krimit. Prandaj Edi Rama do ta mbrojë Saimir Tahirin, deri në fund.

Siç u pa sot, Rama, Ruçi dhe Xhafaj, ata, që qeverinë dhe institucionet e shtetit i kthyen në repart logjistik në mbështetje të trafikut të drogës dhe krimit, do të tentojnë të sulmojnë, trembin, kërcënojnë dhe blejnë prokurorinë, gjykatat dhe këdo që do tentojë të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin.

Sot ra dhe fasada e drejtësisë dhe reformës së drejtësisë së Edi Ramës. Sot Tahiri, Xhafaj dhe vetë Rama ushtruan dhunë ndaj prokurorëve dhe drejtësisë duke treguar se ata janë kërcënim serioz për drejtësinë në Shqipëri.

Sot, të gjithë e panë lakuriq, mashtruesin e pafytyrë që shtirej për drejtësi, kur e vetmja drejtësi që ai mund të pranojë është drejtësia nën këmbët e tij.

Unë e di se ka shumë njerëz të ndershëm që ndihen sot të fyer dhe të revoltuar me dhunimin që Rama, Ruçi dhe Tahiri i bënë drejtësisë, duke mohuar ndalimin e Tahirit dhe duke e shtyrë me plot një javë që nga dita e kërkesës së prokurorisë, kontrollin e shtëpive të Tahirit, pasi ai, i ndihmuar nga klanet mafioze dhe vetë qeveria, të ketë patur kohë për të pastruar dhe krehur një qytet të tërë dhe jo më shtëpinë e tij.

Sot, ka mijëra qytetarë dhe familje të thjeshta që pasi kanë provuar këto katër vjet dhunën arbitrare të kësaj qeverie, pasi kanë provuar gjobat, pasi kanë parë t’u prishen shtëpitë, pasi kanë përjetuar bastisjet e bizneseve, dhe pasi kanë vuajtur arrestime, shoqërime dhe ndalime për shkelje të vogla ligjore, ndihen të skandalizuar dhe të pashpresë në këtë vend.

Atyre dua t’u them se drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë. As Sajmir Tahiri, as Edi Rama nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.

Në luftën tonë për të çmontuar krimin nga politika ne tashmë kemi shumë partnerë dhe miq, të cilët, janë ata që nxorën zbuluar Saimir Tahirin dhe që, së bashku me ne, nuk do ndalemi më këtu.

Ka ardhur koha që Shqipëria të ndahet përfundimisht nga krimi dhe politikanët e krimit dhe të hyjë në rrugën e drejtësisë ku ecin të gjitha vendet perëndimore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi Shala21/10/2017 21:27

Po ty kush te mbrojti pa na trego nke her qe te behesh shembull a te keqen

Anisa Mekolli21/10/2017 21:23

Po je mesuar te besh presion ti ndaj njerezve te drejtesise e ndaj kujtdo ashtu sic bere me 21 janarin apo me rrugen e kombit...po iku kjo kohe more lulush ..nuk jane te gjithe si puna jote.

xheljon hasa21/10/2017 20:46

Po ty kush te mbron apo Berisha?ose ose me skate ti mbron Berishen

Luliiiiiiiiii21/10/2017 20:44

Behesh I zoti ti bukuroshi kur behet fjale per shoket e tu prokurora por se mos kur te biesh ne dore te tyre te rrasin brenda dhe ty e pastaj nuk do te vij keq me.Se ateher do qash e vetem babushi n burg do te ngushelloj

Matiasi 21/10/2017 20:34

Po kur I ke provat qe te te besojm more luleshe se je bere si plake lagjeje qe merrret me punet e tjerve,cuditem si ske pak cipe ne fytyr kur ske bere asnje pune ne jeten tende dhe flet per te tjere

Ajo21/10/2017 20:29

Basha mos bej me gabimin qe bere kur dole nga cadra! Sot nuk je me i izoluar.Ke LSI, po deshe ke edhe Zgjidhjen e Kokedhimes. Nxirrni popullin e revoltuar ne shesh derisa Rama te dorehiqet. Me statuse ne Facebook dhe deklarata shtypi nuk i ben asgje Rames dhe Tahirit.

Tini Tin21/10/2017 20:29

Po pra se kan frike nga ty ata e po mbrohen. Cpo ja fut kot si duket se nuk ke as se cfare te thuash me

Jonian joni21/10/2017 20:24

Epo kaq prova sa keni ju dhe te shpetojne keta esht gjynah hahahaahaha po ca thoni o koklesha qe nuk folet njehere tamam. Ku e gjeni forcen qe beni gam gam kot. Ja pra prokuroret tuaj jane, cojani provat po i keni e te marre fund ky muhabet se na hengret. Pse na humbni kohen kot.

Madrit Hamilli21/10/2017 20:22

Je ber si regjisor. Vetem filozofira dhe fabtaxi te shfrenuar ke. Boll se na ke lodh o Fon Kishot

Shto koment

Denonco