VIDEO/ PD: Bushati u soll si rrugaç. I kthehet PS-ja: Pollo si halabak! Pollo dhe Bushati sot në komisionin e Integrimit

VIDEO/ PD: Bushati u soll si rrugaç. I kthehet PS-ja: Pollo si halabak!

14:49, 17/10/2017
A+ Aa A-

Debati ndërmjet Genc Pollos, kryetarit të Komisionit të Integrimit dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, është përshkallëzuar. Pasi PD-ja kërkoi marrjen e masave ndaj "sjelljes dhe gjuhës rrugaçërore të ministrit Ditmir Bushati, mbështetur edhe nga LSI-ja, është kundërpërgjigjut Partia Socialiste po njësoj.

PS-ka ka mbledhur firmat për të caktuar nomat e sjelljes në komisione e Kuvend pasi gjykon se Pollo ka cenuar imazhin e Bushatit dhe të shtetit shqiptra duke përdorur ndaj tij fjalët "halabak" dhe rrugaç".

Deklarata e plotë e PS:

Ne anëtarët e shumicës parlamentare në Komisionin e Integrimit Evropian, duke marrë shkas nga sjellja dhe gjuha ofenduese e joparlamentare në Kuvend e kryetarit të këtij komisioni, zotit Genc Pollo, në seancën dëgjimore të datës 18 tetor 2017 me ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati, deklarojmë sa më poshtë:

Mbledhja e komisionit të Integrimit Evropian, planifikuar për dëgjesën me ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme, filloi me shkelje të Rregullores së Kuvendit, sepse nuk u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar të komisionit. Gjithashtu, nga ana e kryetarit të komisionit u tejkalua rendi i ditës së mbledhjes, lidhur me çështjen për të cilën ishte thirrur dëgjesa. Gjithsesi, duke marrë edhe mirëkuptimin e ministrit, komisioni ra dakord për të vazhduar seancën dëgjimore.

    Kryetari i komisionit të Integrimit Evropian, në kapërcim të kompetencave që i jep Rregullorja e Kuvendit, për drejtimin dhe moderimin e mbledhjes së komisionit, shpërdoroi vullnetin dhe besimin e mazhorancës dhe të ministrit për t’iu përgjigjur me detaje pyetjeve për procesin e integrimit evropian.

    Situata u bë e posaçërisht e papranueshme në momentin kur kryetari i komisionit cënoi dinjitetin e zotit Ditmir Bushati, duke përdorur fjalë tërësisht joetike si halabak e rrugaç. Këto fyerje janë të papranueshme për këdo, por në rastin kur këto i drejtohen Ministrit për Evropën dhe punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, dëmtojnë edhe imazhin e shtetit shqiptar.

    Ne, anëtarët e mazhorancës në komisionin e Integrimit evropian, dënojmë përdorimin e gjuhës së papërshtatshme, joparlamentare dhe ofenduese ndaj cilitdo, qoftë anëtar i komisionit apo i ftuar, që shpërdoron detyrën dhe përpiqet të dëmtojë veprimtarinë e Kuvendit në komisione apo seancë plenare.

    Për sa më sipër, duke qenë se Rregullorja e Kuvendit, ka boshllëk normativ në kreun “Rregulli dhe sjellja në Kuvend” dhe nuk parashikon rregulla sjelljeje të posaçme gjatë zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare, kërkojmë nga organet përgjegjëse të Kuvendit të marrin masa për të plotësuar sa më parë boshllëkun që ekziston për këtë çështje.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco