Presidenti Meta takohet me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli

Presidenti Meta takohet me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli

14:31, 12/10/2017

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli, në vijim të vizitës shtetërore dy ditore në Kosovë.

Presidenti Meta e përgëzoi zotin Veseli për rizgjedhjen në postin e Kryeparlamentarit të Kosovës dhe shprehu besimin se projektet e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do të vijojnë sipas frymës së shkëlqyer të marrëdhënieve vëllazërore ndërshtetërore.

Duke iu referuar sfidave kryesore me të cilat përballet Kosova dhe dhe shoqëria e saj, si liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian, demarkacioni me Malin e Zi dhe rifillimi i dialogut me Serbinë, Presidenti Meta shprehu besimin se Kuvendi i ri Kosovës dhe forcat politike parlamentare do të përqëndrohen në mënyrë gjithpërfshirëse e konsensuale për gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme dhe mbështetjen e iniciativave të ndryshme në funksion të avancimit të agjendës evropiane dhe euroatlantike të vendit.

Presidenti Meta e siguroi Kryeparlamentarin Veseli për vazhdimin e mbështetjes së fuqishme e të gjithanshme të Shqipërisë ndaj agjendës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimit të saj të plotë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën mbështetjen për agjendën e përbashkët të dy qeverive dhe përgatitjen për takimin e radhës, duke shprehur besimin se ky takim do të konkretizohet me projekte zhvillimore infrastrukturore, por edhe të veprimit të përbashkët diplomatik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment