Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

41 ton beton, në zemër të perlës shqiptare!

41 ton beton, në zemër të perlës shqiptare!

12:40, 12/10/2017
A+ Aa A-

Aktivistja e shoqërisë civile Alida Karakushi, e cila ishte mbrëmë prezente në seancën e zhvilluar në Kuvend në Komisionin e Arsimit, Medias dhe Kulturës ka “kapur” nga debati i gjatë për çështjen e një ndërtimi në Butrint, një fakt teje interesant.

Nëpërmjet një statusi në faqen e saj në Facebook të shpërndarë menjëherë pas mbledhjes, Karakushi evidenton një fakt të rëndë për atë që pritet të ndodh në Butrint; Plot 41 ton beton priten të hidhen në këtë perlë arkeologjike dhe natyrore të mbrojtur nga UNESKO.

Atë që për më shumë se 2000 vjet nuk ja kanë bërë dot pushtues të shumtë këtij qyteti të lashtë antik, duket se po ja bën “Rilindja” e Edi Ramës, njësoj si po vepron edhe me një aset tjetër të madh të historisë së Shqipërisë, Dyrahun.

Ja çfarë shkruan Karakushi në Facebook

Ministrja Mirela Kumbaro sipas meje nuk i kishte bere detyrat e shtepise nderkohe qe seanca degjimore kishte probleme thelbesore ne organizim. Persa i perket projektit ai serish nuk u be transparent. Pavaresisht dosjeve te printuara me dokumentacione mungonte kontrata me kompanine Hako e cila ishte perzgjedhur nga qeveria (disa dite para zgjedhjeve). Theksoj se perzgjedhja ne kete forme bie ndesh me konkurencen e lire te tregut sikurse duke njohur kontekstin tone te mungeses se transparences financiare te fushatave elektorale te partive le hije te forta per kontrate klienteliste. Deputeteve ne komisionin perkates per kete seance nuk iu ishte derguar nje relacion paraprak nga ministrja, por per mendimin tim ata duhet ta refuzonin seancen derisa ky relacion tu dergohej. Menagjimi i seances drejtuar/ moderuar nga Albana Vokshi ishte tejet i cunguar. Tone te larta te pajustifikueshem nga ajo dhe deputeti Fidel Ylli te kujtonin seancat parlamentare antagoniste ne parlament. Kumbaro ne mungese te qartesise ne pergjigje bente pershkrime kontekstesh historike te menyres sesi kishin operuar ministrat paraardhes te kultures. Nga ana tjeter kishte deputete qe nuk benin dallim mes pyetjeve proceduriale dhe atyre qe lidheshin me temen, gje qe flet qarte per nivelin disave prej tyre. 41 ton beton do hidhen ne parkun e Butrintit, te pakten ky fakt u konfirmua. Ministrja u premtoi se do tu a niste me email dokumentet proceduriale deputeteve dhe un po mendoja sa sens ka ky konfidencialitet? Kur do kuptoni o politikane se proceset e politikberjes bashke me transparencen si pjese perberese te tyre jane po aq te rendesishme sa vete vendimet finale (produkti). Po vijoni te perkeqesoni nivelin e larte te mosbesimit qe qytetaret kane ndaj institucioneve te shtetit. Keqardhje teksa rikonfirmohet arroganca institucionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco