Ishin kthyer në ‘tmerrin’ e turistëve, arrestohen ‘skifetrët’ e Lezhës. Emrat

Ishin kthyer në ‘tmerrin’ e turistëve, arrestohen ‘skifetrët’ e Lezhës. Emrat

14:20, 20/08/2017
A+ Aa A-

Ishin kthyer në ‘tmerrin’ e pushuesve në plazhin e Shëngjinit, pasi ju vidhnin para dhe sende personale. Por pas shumë denoncimeve, uniformat blu i kanë dhënë fund aventurës së dy adoleshentëve në lezhë.

Vidhnin vlera monetare dhe sende te tjera personale pushuesve në çadrat e tyre në plazhin e Shëngjinit, ndalohen 2 adoleshentë, 1 shpallet në kërkim dhe 1 tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë me dije se sot u ndaluan shtetasit me inicialet P.D. ( me precedent të mëparshëm penale ) 14 vjeç, B.Ç. 16 vjeç, banues në Lezhë, të dy banues në këtë qytet. Po ashtu u shpall në kerkim dhe punohet për kapjen e shtetasit M.P. 16 vjeç, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë shtetasi E.Gj. 15 vjeç, banues në Lezhë.

Nga veprimet hetimore të kryera është arritur të dokumentohet autorësia e disa vjedhjeve të ndodhura në plazhin e Shëngjinit, ku ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autor të kryerjes së tyre.

Konkretisht:

– Më datë 18.08.2017, në Shengjin, i kanë vjedhur 600 euro, 7000 lekë dhe dy telefona celular shtetasit A.B..

– Më datë 16.08.2017, në plazhin e Kunes- Shëngjin, i kanë vjedhur 1140 dollar, 130 euro, 24.000 lekë, tre telefona celular dhe dokumente të ndryshme shtetasit A.B.

– Më datë 10.08.2017, në Shëngjin, kanë tentuar të vjedhin fenerin e mjetit BMË në pronësi shtetasit D.S..

– Më datë 02.08.2017, në plazhin e Shengjinit i kanë vjedhur 100 euro, 4000 lekë dhe një telefon celular Samsung, shtetasit A.V.

Materialet proceduriale – hetimore, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , (Seksionit për të mitur) për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco