Gjykata i kthen pronat të fortit të Shijakut, i arrestuar dhe i dënuar për disa akuza në Itali

Gjykata i kthen pronat të fortit të Shijakut, i arrestuar dhe i dënuar për disa akuza në Itali

16:13, 20/07/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i ktheu pasuritë e sekuestruara biznesmenit Dashamir Gjoka, i cili sipas shkallës së parë, i kishte përfituar këto asete nga veprimtaria kriminale për të cilën më herët është dënuar nga një gjykatë italiane.

Një burim i tha TCH se ndonëse Gjykata e shkallës së parë e aprovoi kërkesën e Prokurorisë të mbështetur tek ligji antimafia, apeli e ka gjetur të pabazuar këtë vendim.

Dashamir Gjoka rezulton të jetë dënuar dhjetë vjet më parë për veprat e  shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafik njerëzish gjatë 1999 deri më 2001.

Por të dyja këto vepra i detyrojnë autoritete të kërkojnë bllokim të pasurive të tij pasi ka dyshime se ato janë krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë kriminale. Me një vendim të mëparshëm Gjykata e shkalles së parë i konsideroi  të pajustifikuara të ardhurat e Gjokës, por Apeli kundërshton duke ju referuar investimeve të këtij shtetasi edhe nga tre kontrata huaje me biznesmenë të tjerë.

Por këto deklarata borxhi, Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda i kishte konsideruar kontradiktore pasi ishin të përpiluara pa një akt noterial, që do të thotë se ato mund të shkruheshin në çdo kohë me qëllim për të justifikuar shpenzimet e kryera.

Gjatë gjykimit për asetet ku pritej që të kalonin në favor të shtetit, mes të tjerash truaj ndërtimi, tokë are si dhe komplekse, lokale dhe supermarket, Gjykata e Apelit bëri një rivlerësim të pasurive të Gjokës me ekspertë të rinj.

Të pyetur nga Top Channel, zyrtarë të Prokurorisë deklaruan se sapo vendimi i Gjykatës së Apelit të zbardhet do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hasani20/07/2017 16:52

Fajin e ka Saliu, sbehet fjale fare

t20/07/2017 16:20

suksese ne jete,reformes ne drejtesi!!

Shto koment

Denonco